Brokoli, aleat të shëndetit. Jo vetëm përfaqësojnë një nga
ushqimet me veti antitumorale, por tashmë shfaqen dhe si “miq” të
kockave.
Kjo falë sasisë së madhe të vitaminës K që përmbajnë. “Kjo perime
ashtu si dhe spinaqi, drithërat dhe vaji bimorë, shtojnë densitetin
kockor dhe ndikojnë në mbrojtjen nga ulja e densitetit kockor te gratë
që sapo kanë hyrë në periudhën e menopauzës”, tregojnë dy studime të dy
skocezë, të publikuar në të përditshmen “Daily Mail”.
Studimi i parë është kryer nga ekip shkencëtarësh të universitetit të
“Aberdeen” te gra të moshave nga 49 deri 54 vjeçe, ka treguar një
lidhje direkte mes dozave të lartë të vitaminës K dhe densitetit më të
lartë kockor.
“Kolegët” e Universitetit të Dundee kanë treguar se, vitaminat K dhe
D, së bashku me kalciumin, ndikojnë në shtimin e densitetit kockor. Ata
kanë shtuar se, “efektet mund të arrihen thjesht duke zgjedhur dietën e
duhur, pa ju drejtuar integratorëve ushqimorë”
No comments:
Post a Comment