Për të gjitha femrat dhe meshkujt, të cilët dëshirojnë që të kenë sa më
shpejt një bark elegant, ne ju sugjerojmë dietën për tri ditë. Ajo nuk
ofron rezultat për ata/ato që janë mbipeshë.
Mos u habisni! Në fakt ajo mund të cilësohet si një dietë sekrete, e
cila ndihmon në sheshimin e barkut. Kjo, fundja për këtë periudhë është
“ëndrra” e çdo femre, por edhe e çdo mashkulli, i cili kujdeset për
pamjen. Rroba e banjës do t’ju duken më mirë, ndërsa beli juaj është
elegant. Për të mos ju dukur e çuditshme, ne ju ftojmë ta provoni për të
marrë rezultatin që aq shumë e dëshironi. Por kujdes! Kjo dietë nuk jep
rezultat 100% te femrat apo meshkujt mbipeshë.
Sigurisht fitnesi dhe ushqyerja e ekuilibruar janë kushtet kryesore
për të pasur gjithmonë një bark të sheshtë. Ndaj kujdesi duhet treguar
gjatë gjithë kohës. Por, ndonjëherë, ndodh që për shkak të përtacisë apo
mërzisë nuk jeni gjithmonë në gjendje që të vazhdoni një dietë. Për
rrjedhojë, ju nuk do të mund ta kaloni “provën e rrobave të banjës”. Në
këtë pikë, pasja e një barku të sheshtë kthehet në një garë kundër kohës
dhe ju mund të jeni të gatshëm të përdorni “çdo mjet” për të arritur
qëllimin, pra të zgjidhni një dietë të shpejtë. Por mos u alarmoni,
sepse jo gjithmonë një dietë e shpejtë korrespondon me një regjim të keq
ushqimor të privuar nga përbërësit thelbësorë që i nevojiten organizmit
tonë. Për shembull, terapistja angleze e ushqimit, Alison Stork, për
një bark të sheshtë rekomandon një dietë, e cila mund të ndiqet vetëm
për tri ditë. Kjo lloj diete ofron një gamë të plotë të vitaminave dhe
mineraleve kryesore, të afta për të rregulluar sasinë e yndyrës në trup.
Provoni edhe ju të ndiqni këshillat e Alison Stork për të pasur një
bark të sheshtë që ngjall zili. Do t’ju duhen vetëm tri ditë!
Dita 1 e ditës së shpejtë për një bark të sheshtë.
Mëngjesi: një tas me qull, të cilit duhet t’i hidhni edhe një lugë
gjelle fara të copëtuara dhe të përziera, të tilla si, fara kungulli,
liri dhe luledielli.
Dreka: një pjatë sup me perime dhe thjerrëza.
Pasditja: një filxhan kos me fruta të freskëta.
Darka: peshk salmon të pjekur në zgarë dhe dy patate të ziera në avull.
Dita 2
Mëngjesi: një vezë të zier dhe një fetë buke të zezë të thekur.
Dreka: humus me sallatë, të përzier me një patate të zier.
Pasditja: fruta të freskëta me një grusht arra të pjekura pa kripë.
Darka: mish pule i pjekur në zgarë me oriz dhe perime.
Dita 3
Mëngjesi: një tas me kos me një frutë që pëlqeni më shumë dhe një grusht me fruta të thata.
Dreka: sardele të pjekura në tost ose një fetë buke të zezë me domate të pjekura në zgarë dhe një sallatë jeshile mikse.
Pasditja: një simite me miell tërshëre dhe me gjizë.
Darka: pure me thjerrëza dhe me perime të ziera në avull.
Nëse do të filloni të ndiqni dietën e mësipërme për vetëm tri ditë,
barku juaj do të bëhet i sheshtë, ashtu siç e kishit ëndërruar prej
kohësh.
No comments:
Post a Comment