Edi që ka shumë edhe prej atyre që nuk bëjnë më pyetje “si te humbim peshe” por ka ca prej jush që shpesh pyesni
si te shtojme peshe.
Nuk po flas për ndonjë mënyrë të keqe se si të shtosh peshë duke shtuar
edhe dhjam por për një mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se në
vend se të mbushesh me ëmbëlsira të ndryshme ju do t’i shërbeni vetës
ushqime që ju ndihmojnë të shtoni muskuj dhe mas trupore. Si bëhet?
Përmes këtyre këshillave:
Si Te Shtojme Peshe
- Ha tre vakte në ditë. Po, kjo do të thotë se duhet
të zgjohesh në mëngjes çdo herë për të ngrënë mëngjesin, që nuk guxon të
anashkalosh drekën dhe se darka duhet të përgatitet gjithashtu.
- Ha tre meze të lehta çdo ditë. Në mënyrë që të
shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me ushqim rregullisht. Dhe
mënyra më e lehtë është që të përgatitni një orar të ushqyerit që ka 3
vakte kryesore dhe 3 vakte meze e lehtë. Cakto vetës detyrë që të hash
çdo 2 orë e gjysmë apo çdo 3 orë.
- Mos pi pije pa kalori. Këtu përfshihet kokakola,
kafeja dhe çaji. Po kërkon kalori apo jo? Gjej dhe ble qumësht pa yndyrë
ose me 1 përqind yndyrë. Ju do të dëshironit kalori të shëndetshme e jo
yndyrë për këtë zgjedh qumësht 1% dhe shmang atë me sasi të lartë
yndyre. Pi lëng frutash 100 dhe ujë.
- Zgjedh ushqime me shumë kalori. Kjo do të thotë
patate, misër dhe fasule në vend të selinos dhe karotave. Kjo nuk do të
thotë se nuk duhet të hash selino dhe karrot por më rrallë. Dhe në vend
se të pish lëng molle apo lëng portokalli gjej lëng bananeje dhe lëng
boronice. Merre shprehi të lexosh etiketat e ushqimeve dhe kështu zgjedh
ushqime që janë me sasi më të lartë të kalorive.
- Zgjero vaktet e ushqimeve. Me këtë dua të them se
secili vakt duhet të përfshijnë ndonjë ushqim si patate, oriz, pasta,
bukë dhe drithëra, fruta dhe perime. Si dhe ushqime me proteina si pula,
mishi kuq, peshk, gjalp kikiriku, bishtajore, vezë dhe djathë. Për të
shtuar sasi të mjaftueshme të yndyrës por jo për të tepruar shto edhe
nja dy apo tri lugë margarinë.
- Ushtro. Ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti
ndihmon trupin tuaj që të shtoj muskuj dhe jo dhjam të padëshiruar. Një
aktivitet fizik prej 30 minutave në ditë mjafton që të vej sistemin tuaj
në lëvizje dhe gjithashtu nuk është i tepërt që të djeg shumë kalori.
Nëse je më aktiv se kaq atëherë ju duhet të shtoni sasinë e kalorive.
Dhe në fund…
- Bëj gjumë të mjaftueshëm. Kjo është njëra nga
mënyrat ndoshta me të lehta por që më së shumti anashkalohet. Fli së
paku 8 orë në ditë. Trupit i duhen që të funksionoj në mënyrën e duhur.
Sa do të shtosh me anë të këtyre këshillave “si të shtoj peshë” varet
nga njëri në tjetrin sepse secili reagon në mënyra të ndryshme dhe
kështu varet se sa peshë do të shtoni. Por nëse hani mirë, ushtroni
paksa mund të arrish të shtosh nga 5 deri 8 kilogram përbrenda 6 deri 8
javëve. E di që duket kohë e gjatë por më mirë ngadalë. Kush ka patur
këtë problem dhe e ka kaluar mund të tregoni këshillat e juaja dhe të
na tregoni se si keni arritur të shtoni peshë?
No comments:
Post a Comment