Pages
▼
Tuesday, 23 September 2014
Ushqimi vegjetarian ndihmon ne uljen e tensionit te gjakut
Studimet e mëhershme kanë treguar se vegjetarianët në mesatare kanë
tension më të ulët dhe kjo është vërtetuar edhe një herë. Kërkuesit
amerikanë kanë analizuar rreth 80 studime të ndryshme, të cilat kanë
përfshirë personat vegjetarianë dhe kanë arritur në të njëjtin
përfundim. Ja përfundimet: Vegjetarianët në mesatare kanë tri herë më
pak gjasa për të vuajtur nga presioni i lartë i gjakut. Vegjetarianët në
mesatare janë më të dobët se personat, ushqimi i të cilëve përfshin
mish. Faktor i rëndësishëm në ruajtjen në nivel të tensionit të gjakut
është konsumimi i lartë i kaliumit përmes pemëve dhe perimeve, të cilat
janë ushqimi më i shpeshtë i vegjetarianëve.
No comments:
Post a Comment