Vështirësitë në frymëmarrje gjatë sulmeve të astmës dhe fishkëllima në gjoks mund të kalojë vetvetiu ose pas përdorimit të barnave të cilat zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë artikull, ne do ti theksojmë disa nga ushqimet më të shëndetshme që kanë një rol kyç në luftën kundër astmës:
- Vaji ekstra i pastër i ullirit – zvogëlon rrezikun e lajmërimit të astmës
- Pemët dhe perimet rritur organikisht – sidomos ato të pasura më vitaminë C, vitaminë E, selen, beta-karotin dhe flavonoid, grupe të shumta të komponimeve heterociklike natyrore me oksigjen që gjenden zakonisht në bimët ushqyese që janë të favorshme për shëndetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.
- Peshku i pasur me Omega-3 acide yndyrore të tilla si salmon, tuna, sardelet. Konsumi i tij mbron nga sulmet e astmës.
- Fara liri dhe arra – gjithashtu ndihmojnë për të lehtësuar astmën, sepse edhe ata janë të pasura me Omega-3 acide yndyrore.
- Rozmari, sherbelë, origano dhe rigon – përmbajnë acid të rozmarinës, një antioksidant që zvogëlon të mbledhurat e lëngjeve në trup dhe fryerje gjatë sulmeve alergjike, ndihmon për të hapur rrugët e frymëmarrjes dhe është një antihistamine efektiv natyror.
- Shafran i Indisë dhe xhenxhefil – përmbajnë phytonutrient të rëndësishme që ndërprenë aktivizimin e komponimeve biologjike të lidhura me sëmundjet inflamatore të tilla si astma.
- Bimët sheruese – kopër, ndihmon për qetësimin e spazmës dhe pastron;
hudhëra, ndihmon kollitjen dhe është e shkëlqyer në luftën kundër infeksioneve; trumzë, largon mukusit të tepërt. /femra.net/
No comments:
Post a Comment