Një studim shkencor i kryer në Francë, provoi se shtojcat
dietale-ushqimore janë të rrezikshme, veçanërisht nëse nuk përdoren me
mençuri.
Hulumtimi i njëjtë shkencor ka treguar se përdorimi i këtyre
produkteve është duke u bërë më e zakonshëm dhe është shumë i përhapur,
dhe poashtu faktin që përdorimi i tyre nuk është gjithmonë nën kontroll.
Shkencëtarët gjithashtu thonë se shtojcat dietale nuk janë diçka për
të ngrënë me “lugë”, por se ato mund të konsumohen vetëm në raste të
mungesës së vitaminave të caktuara ose mineraleve, dhe vetëm me
konsultim paraprak me mjekun.
Shkencëtarët, për shembull, e theksojnë faktin se përdorimi i
vitaminës A nga duhanpirësit mund të shkaktojë shfaqjen e tumorit të
heshtur (latent), por edhe faktin se si shtojcat dietike ndonjëherë mund
të kenë një efekt negativ kur kombinohen me medikamente të caktuara për
shkak të faktit se vitamina E e ul absorbimin e barnave kundër
sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë ose diabetit, dhe
gjithashtu mund të ndërhyjë me funksionimin e disa terapive që prekin
sistemin nervor qendror.
Përveç kësaj, shtojcat e dietëve nuk janë të rekomanduara për
njerëzit me kancer (të gjirit, prostatës, leukimisë …), apo njerëzit të
cilët janë shëruar nga këto sëmundje, për shkak se disa nga përbërësit e
tillë si phytoestrogens (një përbërës i cili është pjesë e një klase të
fitohoromeneve e që përshkruhet si phytohormones L- formë e molekulës,
që do të thotë se strukturalisht i ngjajnë estrogjenit natyrorë të
trupit. Struktura e tyre kimike është e tillë që lejon lehtë të lidhet
për receptorët e estrogjenit, potencialisht duke bllokuar estrogjenin e
tepërt, apo kur estrogjeni është i ulët, duke reduktuar nevojën e trupit
për të (estrogjen) mund të stimulojnë zhvillimin e kancerit të gjirit.
Ekspertët pikërisht për këtë arsye theksojnë se shëndeti është
ruajtur më së miri nga një dietë e ekuilibruar dhe e ndryshme, dhe
pastaj automatikisht nuk ka nevojë për ndonjë shtesë diete.
Rezultatet e një studimi francez, ka treguar se 28.1% e femrave dhe
14.6% e meshkujve kanë konsumuar disa prej shtojcave ushqimore gjatë
vitit të kaluar, si dhe që në radhë të parë ishte magnez, dhe mëpastaj
vitaminat B6 dhe C. /femra.net/
No comments:
Post a Comment