A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni
me kancer? Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni
njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre.
Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani
sa më shpesh
Lakra Brukselit
Lakra e Brukselit është zbuluar të mbroj kundër kancerit në zorrë,
stomak dhe fshikëz. Sipas një hulumtimi të publikuar në revistat
mjekësore sikur International Journal of Cancer, thuhet se të ngrënit e
lakrës së Brukselit disa herë në javë mund të të mbroj nga kanceri.
Lakra e Brukselit ka zvogëluar qelizat kancerogjene deri në 52 përqind
në zorrë dhe deri në 67 përqind në mëlçi të shtazëve. Ato gjithashtu
kanë tkurrur madhësinë e tumoreve deri në 92 përqind.
Si Mund Që Lakra Brukselit të Vret Kancerin?
Lakra përmban diçka që quhet indole, apo përzierje organike aromatike
heterociklike. Këto stimulojnë mëlçinë që ti zbërthej hormonet në trup
dhe shpejtoj eliminimin e produkteve të mbetjeve. Kjo do të thotë se
përveç që rregullon dhe e bën punën e jashtqitjes më efektive,
gjithashtu edhe kanceret që varen nga hormonet nuk kanë kohë të
zhvillohen.
Nëse dëshiron të provosh lakra Brukseli si mas preventive të kancerit
është e rëndësishme që të mos i zieni apo fusni në mikroval sepse ky
proces vret shumicën e vitaminave dhe vlerave ushqyese. Thjesht avulloj
paksa apo përziej duke i fërguar që të mos i humb vlerat ushqyese dhe
vitaminat.
Të Ushqyerit e Rregullt me Pemë, Perime, Mish të Shpezëve dhe Peshk Mund Të Parandalojnë Kancerin.
Hulumtimet nga Journal of American Medical Association (Revista e
Shoqatës Mjeksore Amerikane) ka zbuluar të ushqyerit me shumë fruta,
perime, mish të shpezëve dhe peshk është dukur të ketë efekt mbrojtës
kundër kancerit. 1009 pacient me kancer në zorrë janë studiuar. Pesë
vite me vonë ata janë shqyrtuar dhe është parë se 324 pacient kishin
përsëritje të kancerit dhe të gjithë kishin vdekur përveç njërit. Kurse
edhe një numër shtesë prej 28 pacientëve kishin vdekur pa ndonjë
dokument të përsëritjes së kancerit tek ta. Studimi ka identifikuar dy
lloje të ndryshme kryesore të të ushqyerit (dieta), njëra që përbëhej
nga sasi të larta të mishit, yndyrave, ëmbëlsirave dhe ushqimeve të
rafinuara dhe tjetra që përbëhej nga sasi të larta të frutave, perimeve,
mish të shpezëve dhe peshk. Ata që ushqeheshin me shumë pemë dhe perime
kishin përqindje më të lartë të mbijetesës kurse ata që ushqeheshin me
dieta të yndyrshme Perëndimore kishin përqindje më të lartë të
vdekshmërisë dhe ripërsëritje më të shpeshtë të sëmundjes.
No comments:
Post a Comment