A e keni ditur që ajo që hani mund të përcaktoj nëse do të sëmureni me kancer? Dieta (gjërat që hani) mund të ju mbrojnë që të mos jeni njëri në mesin e 3 personave që preken nga kanceri në jetën e tyre. Cilat ushqime quhen super-ushqime anti-kancerogjene e që duhet t’i hani sa më shpesh
Lakra Brukselit
Lakra e Brukselit është zbuluar të mbroj kundër kancerit në zorrë, stomak dhe fshikëz. Sipas një hulumtimi të publikuar në revistat mjekësore sikur International Journal of Cancer, thuhet se të ngrënit e lakrës së Brukselit disa herë në javë mund të të mbroj nga kanceri. Lakra e Brukselit ka zvogëluar qelizat kancerogjene deri në 52 përqind në zorrë dhe deri në 67 përqind në mëlçi të shtazëve. Ato gjithashtu kanë tkurrur madhësinë e tumoreve deri në 92 përqind.Si Mund Që Lakra Brukselit të Vret Kancerin?
Lakra përmban diçka që quhet indole, apo përzierje organike aromatike heterociklike. Këto stimulojnë mëlçinë që ti zbërthej hormonet në trup dhe shpejtoj eliminimin e produkteve të mbetjeve. Kjo do të thotë se përveç që rregullon dhe e bën punën e jashtqitjes më efektive, gjithashtu edhe kanceret që varen nga hormonet nuk kanë kohë të zhvillohen.Nëse dëshiron të provosh lakra Brukseli si mas preventive të kancerit është e rëndësishme që të mos i zieni apo fusni në mikroval sepse ky proces vret shumicën e vitaminave dhe vlerave ushqyese. Thjesht avulloj paksa apo përziej duke i fërguar që të mos i humb vlerat ushqyese dhe vitaminat.
0 comments:
Post a Comment