Si te dobesohemi shpejt dhe sigurt

A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim. Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta.

12 Ushqimet e shendetshme me fuqi sheruese

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi.

7 Receta të shëndetshme të lëngjeve

Dieta-Shqip ka gjetur disa receta lëngjesh shumë të mira në Pinterest që do ti ndaj me ju të gjithë! Lëngjet kanë shumë dobi shëndetësore përveç asaj të spastrimit të brendshëm që përmendet shumë ditëve të sotme.

6 Menyra per te lene shpejt duhanin

Rekomandime se si te lini duhanin gjeni kudo, ne reklamat online , ne reklamat e vednosura ne qender te qytetit. Te jeta valle kaq veshtire per te lene nje zakon I cili ben lekuren tuaj me te vjeter, dhembet me te verdhe dhe mushkerite me semure?

Diete javore,e duhur,per femijet e moshes shkollore.

Cila dietë javore është e drejtë për fëmijët e shkollës?Ushqimi i duhur është thelbësor për fëmijët e moshës se re,nëse ju doni të shmangi rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit,sëmundje e popullarizuar në mesin e fëmijëve.Edhe ekspertët rekomandojnë,me disa përshtatje,për të zvogëluar këtë rrezik dhe pastaj për të edukuar fëmijët në këtë drejtim.

Monday, 19 October 2015

Top këshilla për humbje peshe, sipas dr. Oz

Keni harxhuar shume kohë duke u përpjekur që të humbasni pesh, dhe assesi nuk po keni sukses? Nëse keni patur shumë dieta të deshtuara dhe jeni të frustruara për këtë shkak, ju sjellim top këshillat për humbje peshe nga  dr.Mehmet OZ (cili karierën e tij e filloi në një nga emisionet e Oprah Ëinfrey, kurse tani ka emisionin e tij televiziv, që ka thyer të gjitha kufinjtë e shikueshmërisë).
Në përvojën e tij ndër vite ai ka grumbulluar këshilla të thjeshta që me të vërtetë të ndihmojë në humbje të peshës . Dhe, çka është edhe më mirë – këtu nuk ka dieta të rrepta.
Për disa nga keto ne jemi mirë të informuar dhe nuk ka nevoj për shumë shpjegime:
  • Sigurohuni që të fleni mjaftueshëm (së paku 7 orë në ditë)
  • Kur ju jeni të uritur, pini pak ujë, sepse është e mundur që ju me të vërtetë jani të etur
  • Mos heqni dorë nga dieta nëse keni dështuar një herë
  • Mos hani në të njëjtën kohë kur jeni duke shikuar televizor, apo duke lexuar
  • Levizni sa më shumë gjatë ditës
Kurse në vijim ju sjellim disa keshilla për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar:
Grimcojeni ushqimin
Në këtë mënyrë mund ta zvogëloni sasinë e ushqimit që e hani dhe mashtroni trurin jeni duke ngrënë shumë – krejt për shkak ushqimit të cilin e keni grimcuar. Kjo funksionon në mënyrë që kur ju e grimconi ushqimin në pjatë, ai vizualisht zë më shumë hapësirë dhe duket që ka më shumë ushqim në të. Shikimi i pjatës në këtë gjendje i dërgon mesazhe trurit që duhet të ngadalesoni me ushqimin sepse jeni gati duke u ngopur.S hkencëtarët kanë gjetur se kur ushqimi është i copëtuar, shumica e njerëzve hanë deri në 25 për qind më pak ushqim.
Thekër për mëngjes
Ndaloni urgjentisht të hani pashtetë apo sallamë në bukë të bardhë dhe kaloni patjetër në bukë të thekrit. Ky është ushqimi me të cilin do të ngopeni më shpejtë dhe që balancon nivelin e shqerit në gjak. Një porcion i thekrit përmban 5 gram fibra, që do të thotë se do të qëndroni për një kohë më të gnatë të ngopur, kështu që nuk do t’ju duhet të hani më tepër për drekë . Elbi është i shkëlqyer, sepse mund të jetë i kombinuar me një shumëllojshmëri të ushqimeve të tjera – fruta , perime dhe proteina..
Ushqim të tharbët para vaktit
Turshitë kane një armë sekrete: uthullën. Ky komponent ofron një dozë të holluar të acidit acetik, i cilë prodhon shijen e thartë në gjuhën tuaj dhe ndihmon të balancohen nivelet e sheqerit në gjak. Kjo është vendimtare, veçanërisht në qoftë se ju hani ushqime jo të shëndetshëm, pas së cilit niveli i insulinës ngritet me shpejtësi, por pastaj shumë shpejt bie dhe ju jeni përsëri të uritur. Acid acetik në ushqimin e tharbët ndihmon që të mbahen stabile nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak. Megjithatë, mos e teproni me turshi, sepse  ato përmbajnë shumë sheqer ose kripë (ose të dyja). Mjafton që të hani një apo dy tranguj para një vakti (ose disa speca turshi, karrota, lulelakër …
Pini supë të nxehtë
Një filxhan me supë të nxehtë para drekës dhe darkës do të ndihmojë për të reduktuar futjen e  kalorive. Si?  Duke pirë supë të nxehtë ngadalë – ju i jepni kohë trurit për të kuptuar që ju  jeni duke u ngopr, kështu që ju hani më pak gjatë vaktit kryesor. Kur është fjala për supë, shmanguni supave të dendura nga qeset, sepse kanë shumë yndyrëra dhe kalori. Më mirë është të bëni një supë perimesh vetë në shtepi.
Djath për meze në mes dy vakteve
Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin Cornell ka treguar se zëvendësimi i produkteve të gatshme siç janë çipsat e ndryshëm,  me ndonjë kombinim të djathit me yndyre te ulët dhe perime, do të reduktojë konsumimin e ushqumit në mes dy vakteve në masën deri në 72 për qind. Kombinimi i djathit dhe perimeve siguron kalcium dhe proteina të mjaftueshme, kështu që ju nuk do të keni nevojë  për të ngrënë  shumë për t’u ndjerë të ngopur. Shumica prej nesh nuk i kushtojmë vëmendje mezeve të lehta (snacks) të cilat i konsumojm gjatë ditës , kurse të njejtat, sipas hulumtimeve, na shtojnë rreth 600 kalori në ditë. Ngrënia e djathit dhe perimeve në mes të vakteve kryesore e ul këtë numër, ndoshta deri  përgjysëm.
Porositni meny për fëmijë
Nëse ju keni një dëshirë të madhe për ushqim të shpejtë, që do të thotë se nuk mund të rezistoni – atëherë të paktën zgjidhni racione më të vogla. Kjo do të kënaqë dëshirën tuaj dhe ju nuk do të mbyteni në kalorive të tepërta. Në pikat ushqimit të shpejtë,  një burger i madh ka rreth 600 kalori, ndërsa një meny për fëmijë  ka rreth 230 kalori – e cila është një ndryshim i rëndësishëm prej  370 kalorive! E njejta gjë vlen edhe për picat – porositni një picë të vogël dhe provoni që mos ta hani të tërën!
Karbohidrate për mëngjes
Ne përmendëm thekrin, dhe si opcion të dytë zgjidhni edhe drithëra të tjerë të shëndetshëm. Studimet tregojnë se ky lloj i mëngjesit (me një theks në karbohidratet e shëndetshme dhe komplekse) ndihmon në humbjen e peshës, sepse të ploteson nevojën për karbohidrate qysh në fillim të ditës,  kur ju keni mjaft kohë për t’i harxhuar ato kalori gjatë tërë ditës . Ndër të tjerat, nga këto karbohidrateve ju do të fitoni energjinë e dyhyr për pjesën tjetër aktive të ditës
Çaji  Rooibos
Ky çaj I ëmbël natyral, pa kafeinë,  do të ndihmojë për të reduktuar dëshirën për të konsumuar ushqim të ëmbël. Përveç kësaj, është i pasur me antioksidantë, të cilat kanë ndikime të shumta ne shëndetin dhe bukurinë tuaj. Pini një filxhan çaj sa herë që ju ndjeni një mall për ëmbëlsirat, apo keni uri të pakontrollueshme.
Pastroni dhëmbët
Truku është tek menta. Është vërtetuar që kjo shije e ul oreksin për ushqim. Përveç  kesaj,  pastrimi I dhëmbeve I dergon një sinjal trurit  se ju e keni perfunduar me ushqimin , kështu që ju nuk do të ndiheni të uritur aq shumë.
Filloni mëngjesin me diçka djeges
Është thënë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kështu që këtu është një tip: kur ju hani për mëngjes ndonjë ushqim djegës, oreksi juaj do të jetë më i vogël gjatë drekë, thotë dr. Oz. Shija e specave djegës ndikon në qendrën e ngopjes në tru, kështu që më vonë ju nuk do të jeni aq të uritur. Cila është këshilla nga dr. Oz? Copëtoni një spec të kuq djeges në një omëletë apo hajeni me sallatë.
Hani para vaktit kryesor
Nënat tona kishin të drejtë, nëse hani diçka para se të hahet dreka, ju vërtetë prishni oreksin tuaj. Megjithatë, kur është fjala për humbje peshe, ajo mund të shkojë në favorin tuaj. Për meze para vaktit kryesor mund të përdorni  diçka të vogël, si psh. pesëmbëdhjetë bajame, lajthi ose disa fruta, gjysmë ore para drekës. Ajo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur dhe ju pastaj nuk do të hani shumë  për drekë ose darkë. Ky ushqim para vaktit kryesor mund t’ju ndihmojë edhe në një mënyrë tjetër, thotë dr. Oz –  ai ndihmon në rregullimin e hormoneve ghrelin. Ghrelin është shkaku pse stomaku juaj fillon të  kërcasë . Niveli i Ghrelin fillon të ulet kur ju filloni të hani dhe u kthehet  në normale rreth një orë e gjysmë pasi keni ngrënë.  A e shihni logjikën këtu? Filloni për të ulur nivelet ghrelin para ngrënies, dhe ju do të ndjeheni të ngopur shumë përpara vaktit kryesor, si dhe do të hani më pak pastaj. /femra.net/

Sunday, 18 October 2015

Me ushqim kundër kolesterolit

Kolesteroli është një lloj i yndyrës që është në mënyrë natyrore i pranishëm në trupin e njeriut, dhe është thelbësor për sintezën e hormoneve të kortikosteroideve, ndër të cilat janë hormonet seksuale: estrogjenit, progesterone, testosterone. Kolesteroli i nevojitet organizmit për prodhimin e kripërave biliare, dhe tretja e yndyrës nga ushqimi në zorrët do të jetë e pamundur pa të. Së bashku me yndyrërat tjera kolesteroli është natyrshëm i pranishëm  në gjak, por vetëm në sasi të caktuara.
Nivelet e ngritura të kolesterolit janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Sikur diabeti, tensioni i lartë dhe pirja e duhanit, ashtu edhe nivelet e larta të kolesterolit në gjak janë shkaqet më të zakonshme të rrezikut të aterosklerozës në arteriet koronare, sulmet në zemër dhe infarkti.
Por është e nevojshme të bëhet dallimi në mes të kolesterolit “të dobishëm” (HDL) nga kolesteroli “i dëmshëm” (LDL). Kolesteroli LDL është ai që është gjetur në grimca LDL dhe nga i cili është depozituar në muret e enëve të gjakut duke shkaktuar arteriosklerozës. Ai akumulohet në formën e pllakës aterosklerotike që reduktojnë volumin dhe rrjedhën e enëve të gjakut. Por, për fat të mirë ekzistojnë grimcat HDL të cilat i zbutin këto efekte negative. Ato përmbajnë kolesterol HDL dhe e mbledhin tepricën e kolesterolit nga pika ku ka më shumë dhe e dërgojnë në mëlçi. Për këtë arsye, grimcat e HDL janë pastruesit me vlerë të enëve të gjakut. Niveli normal i LDL kolesterolit është më pak se 3 mol / litër, ndërsa niveli i kolesterolit HDL duhet të jetë më e madhe se 1 mol / litër.
Ushqimet më të shëndetshme që ndihmojnë në uljen e kolesterolit të lartë të gjakut duke ulur kolesterolin e dëmshëm LDL dhe rregullimin e nivelit të kolesterolit të dobishëm HDL:
  • Elbi – ushqim i pasur me beta-glucan i cili mund të ulë konsiderueshëm LDL kolesterolin (e dëmshëm) në gjak.
  • Orizi ngjyrë kafe – i pasur më ushqyesit që ndihmojnë ruajtjen e niveleve të shëndetshme të kolesterolit në gjak, përderi sa yndyra e përfitur nga krunde orizi ngjyrë kafe e ul kolesterolin LDL (e dëmshëm).
  • Brusnicë (Boronicë e kuqe) – studimet kanë treguar se si konsumimi i këtij fryti mund të rrisë kolesterolin e dobishëm – HDL në gjak.
  • Fara liri – fara të bluara nga liri mund të ulin kolesterolin LDL (e dëmshëm) në gjak.
  • Qepë të kuqe dhe të bardhë – kjo perime është e pasur me phytonutrients i cili përmbanë  squfur, gjithashtu ndihmon për të ulur kolesterolin LDL të dëmshëm.
  • Bishtajore – janë një shtesë e madhe për një dietë të pasur me fruta dhe perime për shkak të fibrës tretëse që është gjetur në këtë perime. Bishtajoret janë gjithashtu të mirë në uljen e LDL kolesterolit (të dëmshëm) dhe për të ruajtur nivelet e shëndetshme të HDL kolesterolit (të dobishme) në gjak.
  • Arra të pasura me yndyrna të shëndetshme monounsaturated dhe phytosterols, ndihmon për të ulur kolesterolin LDL të dëmshëm.
  • Tërshërë është ushqim i pasur me beta-glukan, i cili ul nivelin e kolesterolit, si dhe një komponim unik antioxidant që mund të ndihmojë në parandalimin e formimit të radikaleve të lira që favorizojnë formimin e LDL kolesterolit (të dëmshëm).
  • Peshku i pasur me Omega-3 acide yndyrore të tilla si salmon, tuna, sardelet dhe zvogëlimin e kolesterolit VLDL dhe Taurine – një acid organik që përmban squfur, i cili më tej zvogëlon absorbimin e kolesterolit të dëmshëm në zorrët.
  • Fruta nga bujqësia organike sidomos brusnicë (boronicë e kuqe), rrush dhe boronica që përmbajnë polyphenols dhe phytonutrients, duke përfshirë çështje të ndërlikuara – e cila redukton kolesterolin triglycerides dhe parandalon oksidimin e kolesterolit dhe rritjen e niveleve të kolesterolit HDL (të dobishëm) në gjak,
  • Ushqimi nga Soja – përdorimi i proteinave nga soja e redukton LDL kolesterolin (e dëmshëm) dhe rrit kolesterolin HDL (të dobishëm) në gjak.
  • Perimet e rritura organikisht janë të pasura me gjëra ushqyese, të tilla si vitaminë E, vitamina C, beta-karotine dhe Niacin ndihmon uljën e LDL kolesterolit (të dëmshëm).

Me ushqim kundër astmës

Astma është një sëmundje e rrugëve të frymëmarrjes që sjellë ajrin në mushkëri dhe jashtë. Rrugët e frymarrjes në astmë janë të skuqura dhe të ndjeshme dhe reagojnë dhunshëm gjatë ftohjeve, infeksioneve virale, apo në kontakt me aktivizuesit e astmës. Astma është karakterizuar posaçërisht me fishkëllimen në gjoks, frymarrja e vështirësuar, ngushtësi në kraharor dhe kollitje, veçanërisht gjatë natës ose në orët e hershme të mëngjesit. Astma ndodh kryesisht gjatë ftohjës ose kur jemi të ekspozuar ndaj ndotësve të jashtëm si që janë tymi i duhanit, aromat e forta apo ndaj alergeneve të frymëmarrjes të marimangave, polenit, qimëve të kafshëve, etj.
Vështirësitë në frymëmarrje gjatë sulmeve të astmës dhe fishkëllima në gjoks mund të kalojë vetvetiu ose pas përdorimit të barnave të cilat zgjerojnë rrugët e frymëmarrjes. Në këtë artikull, ne do ti theksojmë disa nga ushqimet më të shëndetshme që kanë një rol kyç në luftën kundër astmës:
  • Vaji ekstra i pastër i ullirit – zvogëlon rrezikun e lajmërimit të astmës
  • Pemët dhe perimet rritur organikisht – sidomos ato të pasura më vitaminë C, vitaminë E, selen, beta-karotin dhe flavonoid, grupe të shumta të komponimeve heterociklike natyrore me oksigjen që gjenden zakonisht në bimët ushqyese që janë të favorshme për shëndetin e mushkërive dhe frymëmarrjes.
  • Peshku i pasur me Omega-3 acide yndyrore të tilla si salmon, tuna, sardelet. Konsumi i tij mbron nga sulmet e astmës.
  • Fara liri dhe arra – gjithashtu ndihmojnë për të lehtësuar astmën, sepse edhe ata janë të pasura me Omega-3 acide yndyrore.
  • Rozmari, sherbelë, origano dhe rigon – përmbajnë acid të rozmarinës, një antioksidant që zvogëlon të mbledhurat e lëngjeve në trup dhe fryerje gjatë sulmeve alergjike, ndihmon për të hapur rrugët e frymëmarrjes dhe është një antihistamine efektiv natyror.
  • Shafran i Indisë dhe xhenxhefil – përmbajnë phytonutrient të rëndësishme që ndërprenë aktivizimin e komponimeve biologjike të lidhura me sëmundjet inflamatore të tilla si astma.
  • Bimët sheruese – kopër, ndihmon për qetësimin e spazmës dhe pastron;
    hudhëra, ndihmon kollitjen dhe është e shkëlqyer në luftën kundër infeksioneve; trumzë, largon mukusit të tepërt. /femra.net/

Domate në çdo kuzhinë

Domatja tani më është një ndër ushqimet më të përdorura në kuzhinën tonë. Ngjyra e kuqe dalluese e saj mesiguri që ka sjellur popullaritetin picës, dhe pastaj të gjithë ushqimeve të tjera si që janë: supë domatesh, salcë domatesh, dhe kështu me radhë … Megjithatë, pak njerëz e dinë se tek frutat dhe perimet pikërisht ngjyra shërben për të mbrojtur bimët nga rrezet e mëdha të diellit dhe për të mbrojtur trupin e njeriut nga radikalet e lira dhe substancave të tjera të dëmshme. Për ngjyrën e kuqe të domates, si dhe për shumë veti anti-kancerogjene dhe antioxidante ishte merita e një substance që quhet Likopen (lycopene).
Likopeni i përket familjes së karotenit dhe u zbulua vetëm pak vite më parë nga hulumtuesit në Universitetin e Harvardit të cilët kanë studiuar efektet e karotenoideve në shfaqjen e kancerit të prostatës. Nga disa qindra karotenoideve të gjetur është parë që vetëm likopeni ka një efekt pozitiv në  sëmundjen e lartëcekur, dhe që madje ka 4 herë më shumë aktivitete antioxidante se karotini beta. Përndryshe, likopeni është përbërës standard kimik i prostatës dhe kur ai fillon të zhduket, ne mund të themi se ka një ndryshim serioz në funksionin e prostatës. Përveç kësaj që ndihmon për kancer të prostatës ka shumë forma të tjera të kancerit për të cilat është dëshmuar që është shumë i dobishëm, të tilla si: kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë, kanceri i mushkërive dhe kancerit pankreatik. Gjithashtu ndihmon organet vitale nga dëmtimi oksidativ dhe për të mbrojtur ADN-në brenda qelizave të bardha të gjakut.
Lëng domateje mund të bleni në çdo dyqan ushqimor shëndetësor, por ndoshta do të ishte më mirë që të përgatitni në shtëpi dhe të konsumoni përderisa është ende i freskët. Të pasura me vitamina dhe minerale esenciale për shëndetin e njeriut, të tilla si: hekur, fosfor, kalium, magnezium, vitamina A, C, E, K, B1, B2, B3, B5, B6. Vitamina B6 shkrin homocysteine ​​e cila është e dëmshme për enët e gjakut dhe kontribuon në sëmundje të zemrës. Me vite është përdorur si një ilaç për uljen e kolesterolit, dhe me sa duket me këtë formulim me sukses do të largoni edhe të molisurit e mëngjesit. Receta është e lehtë për t’u përgatitur. Duhet që të zieni një sasi të caktuar të domateve derisa lëvorja e tyre fillon të hiqet. Hiqeni lëvoren dhe pastaj përzieni derisa të bëhet një lëng. Kryposeni sipas dëshirës tuaj.

5 ushqimet të cilat e përshpejtojnë metabolizmin

Le të bëhen sa më shpejtë pjesë e ushqimit tuaj të përditshme, në mënyrë që të jeni të shëndetshme dhe të keni një trup të hollë dhe të formuar…
Metabolizmi i shpejtë, është hapi i parë drejt shëndetit të mirë, thotë Lisa Lin, një dietiste specialiste. Programi dietik i saj është i bazuar në ushqimet energjetike që përshpejtojnë proceset metabolike dhe ju do të jeni gjithsesi të shëndetshëm.
Shih rekomandimin e mjekës Lin, një listë të përgjithshme të ushqimeve, tretës më të mirë të kalorive që përshpejtonë metabolizmin tuaj:

1. Molla e gjelbër

Molla e gjelbër është ushqimi i parë dhe thelbësor që siguron funksionimin e duhur të metabolizmit tonë. Pra, vetëm përpara, hani molla për çdo ditë. Vëzhgoni metabolizmin tuaj si një makinë – ju do të ‘ndizni’ atë që të filloj të punoj. Çdo ditë duhet të hani së paku një mollë, dhe koha më e mirë është rreth orës 15:00 – kjo është koha kur trupat tonë janë gradualisht të ngadalshëm për të vepruar. Mos e harroni thënien: Një mollë në ditë, dhe mjeku juaj nuk është i nevojshëm.

2. Shake nga proteinat

Kjo është një pije që më së miri e mban punën e mirë të metabolizmit. Asgjë nuk është më e mirë se një shake nga proteinat sepse ai përmban amino acide të nevojshme për djegien e kalorive.

3. Peshku i bardhë

Sa më i lehtë, sa më i bardhë peshku aq më mirë për metabolizmin tonë. Peshku që është aq i bardhë dhe i butë që thjesht të shembët nën pirun është më i mirë. Për shkak të kësaj karakteristike, ai siguron tretje të mirë.

4. Mish Pule

Mishi i pulës është një zëvendësues i mirë i peshkut. Nuk përmban aq shumë proteina si peshku, por ende është një zgjedhje e mirë, kur dëshironi të përshpejtoni metabolizmin tuaj.

5. Perime të gjelbërta

Lakëra jeshile, sallata jeshile dhe spinaqi janë djegësit më të fortë të yndyrës, dhe lirisht mund të themi që janë edhe më të mirë se sa brokoli. /femra.net/

Saturday, 17 October 2015

7 rregulla që mund të shpëtojnë jetën

ktiviteti fizik, pesha e trupit dhe ruajtja e niveleve të ulëta të kolesterolit janë disa rregulla të thjeshta të cilat në qoftë se ju do të ndiqni ato, mund të parandaloni shfaqjen e kancerit dhe sëmundjet e zemrës, ka zbuluar një studim i ri American “Heart Association”.
Në qoftë se ju i ndiqni të paktën gjashtë rregullat për mënyrën e shëndetshme të jetesës, ju mund të zvogëloni rrezikun e kancerit deri në 51 për qind. Shkencëtarët thonë se kurrë nuk është shumë vonë për të filluar të miratoni një mënyrë të shëndetshme të jetesës.
Shtatë rregulla të arta për të jetuar i shëndetshëm janë: aktivitetit fizik, mirëmbajtja e peshës, ushqimi i shëndetshëm, mirëmbajtja e nivelit të kolesterolit, kontrollimi i shtypjes së gjakut, glukoza, dhe ndërprerja e pirjes së duhanit.
“Ky studim ndihmon për të njoftuar njerëzit për arsyen pse është e rëndësishme që të mbrojmë shëndetin dhe për të zvogëluar mundësinë e sëmundjes nga sëmundjet kronike”, ka deklaruar Laura Rasmussen-Torvik
Rezultatet e hulumtimit kanë treguan se përmbajtja e gjashtë nga shtatë rregulla e zvogëlon rrezikun e sëmundjes në 51 për qind, duke u përmbajtur me vetëm katër rregulla e zvogëlon rrezikun për 33 për qind, dhe përmbajtja e vetëm një ose dy rregulla ky rrezik është zvogëluar në 21 për qind. /femra.net/

Mënyra më e lehtë për të humbur peshë përmes të dietës me banane

Dieta me banane është bërë shumë e popullarizuar në mbarë botën, sepse ajo ndihmon për të hequr qafe kilogram të tepërt në një mënyrë të shëndetshme.
Kjo dietë është pjesë e punës së japonezit Hitosija Vatanabea që siguron që është fjala për një dietë të thjeshtë dhe shumë efektive.
Ai shpjegon se është e nevojshme që çdo mëngjes që të ngrëjmë një banane dhe të pijmë një gotë ujë në temperaturë të dhomës, dhe gjatë ditës ju mund të hani pa problem drekën dhe darken  normale.
Gjatë kohëzgjatjes së dietës nuk duhet të konsumohet alkooli, akullore dhe dezerte tjera pas drekës dhe darkës. Gjatë gjithë ditës keni nevojë për të pirë ujë i cili është i barabartë me temperaturën e dhomës.
Dietologët thonë se nuk është fjala për një dietë që bën mrekulli, por se është fjala për mënyren e të ushqyerit që përfshin racionet me pak kalori dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.
Bananja përmban maksimum 135 kalori dhe 10 deri në 20 gram sheqer, por ka pak celulozë, vetëm 2-4 për qind, kështu që ju nuk do të ndiheni mjaftueshëm të ngopur, përkundrazi, veçanërisht do të jeni të uritur pas një apo dy ore.
Dietologët sugjerojnë versionin e përditësuar të këtij mëngjesi, përkatësisht të bluani banane dhe të përzieni me disa kube akulli dhe me një gotë kos, i cili do të shtojë fibra të dobishme dhe për t’ju mbajtur të ngopur. /femra.net/