Dieta me banane është bërë shumë e popullarizuar në mbarë botën, sepse ajo ndihmon për të hequr qafe kilogram të tepërt në një mënyrë të shëndetshme.
Kjo dietë është pjesë e punës së japonezit Hitosija Vatanabea që siguron që është fjala për një dietë të thjeshtë dhe shumë efektive.
Ai shpjegon se është e nevojshme që çdo mëngjes që të ngrëjmë një banane dhe të pijmë një gotë ujë në temperaturë të dhomës, dhe gjatë ditës ju mund të hani pa problem drekën dhe darken normale.
Gjatë kohëzgjatjes së dietës nuk duhet të konsumohet alkooli, akullore dhe dezerte tjera pas drekës dhe darkës. Gjatë gjithë ditës keni nevojë për të pirë ujë i cili është i barabartë me temperaturën e dhomës.
Dietologët thonë se nuk është fjala për një dietë që bën mrekulli, por se është fjala për mënyren e të ushqyerit që përfshin racionet me pak kalori dhe ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit.
Bananja përmban maksimum 135 kalori dhe 10 deri në 20 gram sheqer, por ka pak celulozë, vetëm 2-4 për qind, kështu që ju nuk do të ndiheni mjaftueshëm të ngopur, përkundrazi, veçanërisht do të jeni të uritur pas një apo dy ore.
Dietologët sugjerojnë versionin e përditësuar të këtij mëngjesi, përkatësisht të bluani banane dhe të përzieni me disa kube akulli dhe me një gotë kos, i cili do të shtojë fibra të dobishme dhe për t’ju mbajtur të ngopur. /femra.net/
0 comments:
Post a Comment