Saturday, 17 October 2015

Shtesat dietike nuk janë edhe të parrezikshëm

Një studim shkencor i kryer në Francë, provoi se shtojcat dietale-ushqimore janë të rrezikshme, veçanërisht nëse nuk përdoren me mençuri.
Hulumtimi i njëjtë shkencor ka treguar se përdorimi i këtyre produkteve është duke u bërë më e zakonshëm dhe është shumë i përhapur, dhe poashtu faktin që përdorimi i tyre nuk është gjithmonë nën kontroll.
Shkencëtarët gjithashtu thonë se shtojcat dietale nuk janë diçka për të ngrënë me “lugë”, por se ato mund të konsumohen vetëm në raste të mungesës së vitaminave të caktuara ose mineraleve, dhe vetëm me konsultim paraprak me mjekun.
Shkencëtarët, për shembull, e theksojnë faktin se përdorimi i vitaminës A nga duhanpirësit mund të shkaktojë shfaqjen e tumorit të heshtur (latent), por edhe faktin se si shtojcat dietike ndonjëherë mund të kenë një efekt negativ kur kombinohen me medikamente të caktuara për shkak të faktit se vitamina E e ul absorbimin e barnave kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë ose diabetit, dhe gjithashtu mund të ndërhyjë me funksionimin e disa terapive që prekin sistemin nervor qendror.
Përveç kësaj, shtojcat e dietëve nuk janë të rekomanduara për njerëzit me kancer (të gjirit, prostatës, leukimisë …), apo njerëzit të cilët janë shëruar nga këto sëmundje, për shkak se disa nga përbërësit e tillë si phytoestrogens (një përbërës i cili është pjesë e një klase të fitohoromeneve e që përshkruhet si phytohormones L- formë e molekulës, që do të thotë se strukturalisht i ngjajnë estrogjenit natyrorë të trupit. Struktura e tyre kimike është e tillë që lejon lehtë të lidhet për receptorët e estrogjenit, potencialisht duke bllokuar estrogjenin e tepërt, apo kur estrogjeni është i ulët, duke reduktuar nevojën e trupit për të (estrogjen) mund të stimulojnë zhvillimin e kancerit të gjirit.
Ekspertët pikërisht për këtë arsye theksojnë se shëndeti është ruajtur më së miri nga një dietë e ekuilibruar dhe e ndryshme, dhe pastaj automatikisht nuk ka nevojë për ndonjë shtesë diete.
Rezultatet e një studimi francez, ka treguar se 28.1% e femrave dhe 14.6% e meshkujve kanë konsumuar disa prej shtojcave ushqimore gjatë vitit të kaluar, si dhe që në radhë të parë ishte magnez, dhe mëpastaj vitaminat B6 dhe C. /femra.net/

0 comments:

Post a Comment