Tuesday, 16 September 2014

4 Mënyra të rrezikshme për humbje peshe

Shumica prej nesh e dimë që të humbësh peshë në mënyrën e duhur me një proces gradual kërkon përkushtim jetëgjatë ndaj shëndetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerëz shkojnë në ekstremitet për tu dobësuar shumë shpejtë dhe me shumë rrezik. Përderisa dietbërësit ekstrem mund të humbin peshë ata gjithashtu mund të humbin edhe jetën e tyre. Rri larg nga këto katër metodat e rrezikshme për humbje peshe që do ti përmendim më poshtë.
Dëshira dhe presioni për të humbur peshë për shumë femra është aq a madhe sa ato janë të gatshme të komprometojnë shëndetin e tyre gjatë këtij procesi. Dietbërësit ekstrem që përdorin këto katër metoda përveç tjerash do të zbulojnë se nuk ka garanci se do të humbësh peshë. Në fakt, e vetmja garanci është se ata do i komplikojnë gjërat duke lozur me shëndetin e tyre.

1. Diuretikët

Diuretikët, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilaçe që rrisin prodhimin dhe lirimin e urinës. Ato nuk ju bëjnë të humbni peshë por vetëm ujë. Si përgjigje të humbjes të tepërt të ujit nga diuretikët, trupi do të filloj të mbaj ujin prapë pas ca ditëve. Kjo nxit një cikël të ri e të keq të përdorimit të diuretikëve pasi që përdoruesit marrin më shumë pilula për të larguar këtë peshë ujore.
Dehidrimi është pasoja më e zakonshme e përdorimit të diuretikëve. Dehidrimi serioz mund të kthehet në gjendje kërcënuese për jetën tuaj. Gjëja e vetme që përdoruesit humbin me përdorimin e diuretikëve janë lëngjet vitale dhe elektrolitet, të cilat janë të domosdoshme për funksion të mirë të zemrës, veshkave dhe mëlçisë, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.

2. Laksativët

Laksativët zbrazin zorrën e trash dhe kjo ka shumë pak ndikim në humbje të peshës. Arsyeja është se ushqimet dhe kaloritë që konsumoni veç janë absorbuar në zorrë të vogël në momentin kur laksativët fillojnë punën. Ashtu sikur me diuretikët, i vetmi ndryshim është se ju humbni ujë. Ju bënë të ndiheni më të dobët por eventualisht ju prapë do fitoni ujin e kjo ju bënë të dukeni dhe ndiheni të fryrë e kjo nxit fillimin e përdorimit të laksativëve në një orvatje dëshpëruese për të luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit.
Përdorimi i vazhdueshëm i laksativëve mund të shkaktoj efekte anësore të pakëndshme. Përdoruesit më vonë e shohin se nuk mund të kryejnë nevojën pa përdorimin e laksativëve. Procesi jashtëqitjes dëmtohet përgjithmonë e në raste ekstreme edhe vdekja mund të vijë si pasojë.

3. Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup)

Ata që kanë pak njohuri në mjekësi e dinë se Ipecac Syrup përdoret për të nxitur vjelljen pas helmimit. Gratë që vuajnë nga bulimia e kanë të njohur Ipecac Syrup-in pasi që e përdorin për të nxitur vjelljen. Fatkeqësisht, shumë gra që vuajnë nga bulimia kanë vdekur duke e përdorur këtë shurup rregullisht.
Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, përbërësi i saj aktiv, ndërtohet në inde dhe dobëson zemrën duke shkaktuar rrahje të çrregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymëmarrje, rrahje të shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.

4. Pilulat Dietale

Pilulat dietale janë industri e madhe në SH.B.A dhe vazhdojnë të jenë mënyra më e popullarizuar për humbje peshe. Disa prej tyre përshkruhen nga mjekët e disa tjera mund të blihen pa përshkrim mjeku në shumë barnatore e këto klasifikohen si suplement dietal e jo si pilula dietale.
Pilulat dietale që përshkruhen nga mjeku u jepen personave të trashë sepse janë shumë efektive në nxitjen e humbjes së peshës; përbërësit e tyre janë të fortë sepse ashtu janë të rregulluara dhe merren nën mbikëqyrje mjekësore. Por varësia ndaj atyre pilulave dietale që mund të blihen pa përshkrim mjeku mund të jetë e rrezikshme.
Pilulat dietale vijnë në formë të herbal suplements, ndrydhës të apetitit dhe pilula nga kafeina. Disa janë kombinim i dy apo të triave. Për shembull, Phenylpropanolamine dhe Ephedra janë mjaftë të popullarizuara si ndrydhës të apetitit. Ato stimulojnë sistemin nervor duke prodhuar reaksione të ngjashme me amfetaminën.
Disa efekte të rrezikshme anësore të këtyre pilulave dietale janë: nervoza, presioni i lartë i gjakut, pagjumësia, hiperaktiviteti, lodhja, marramendja, aritmi e zemrës, kokëdhembjet, vjellja, tharje gojës, goditja në tru, sulmi në zemër, shikim i turbulluar, ethe, infeksion të traktit urinar, rënie të flokëve, humbje të dëshirës për seks, mpirje të gjymtyrëve e të tjera.
Edhe vdekja vijë nëse e tepron duk marrë më shumë se sa tolerohet doza e këtyre pilulave dietale.
Ju kërkojmë që urgjentisht të kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju apo dikush që njihni ka përdor apo është duke përdor ndonjë lloj të këtyre pilulave për humbje peshe. Nuk ia vlen barra qiranë të komprometosh shëndetin vetëm për të qenë i/e dobët.

0 comments:

Post a Comment