Njëra nga pyetjet që më së shpeshti kemi hasur kohëve të fundit këtu në Dieta-Shqip është se si te humbim barkun apo si te shkrijmë dhjamin e barkut. Dhjami i barkut në fakt është njëri nga më të rrezikshmit – përveç pamjes së keqe që ju dhuron, trashësia e barkut (belit) është indikator i sëmundjeve.
Ne fillojmë të shtojmë peshë rreth belit kur nivelet e kortizolit rriten shpejt. Stresi është njëri nga fajtorët kryesorë i sekrecionit të niveleve të larta të kortizolit. Kur kjo ndodh kortizoli zbërthen muskujt (llojet e indeve që më së efektshmi djeg kaloritë) e gjithashtu edhe ruan yndyrën (dhjami) në rajonin abdominal (bark). Që stresi mund të keqësohet duke bërë keq dietë; studimet tregojnë që stresi i shkaktuar nga dieta mund të rris nivelet e kortizolit, duke bërë që mos të kesh ndryshim në dhjamin e belit edhe kur shkurtojmë konsumin e kalorive. Pra si te humbin barku? Inkorporo këto 6 këshilla dhe ju do jeni rrugës për sheshim të barkut në një kohë të shpejtë!
6 Si Te Humbim Barkun
1. Gjumi
Nëse dëshiron të punosh vonë natën, mendo edhe një herë. Kur bioritmet tua çrregullohen ju përfundoni duke ngrënë më shumë. Kur je i lodhur ju prodhoni më shumë grelin gjë që nxit dëshirën për sheqer dhe ushqime tjera që ju trashin e dhjamosin. Gjumi i pakët gjithashtu mund t’ju ndryshoj prodhimin e hormoneve duke ndikuar në nivelet e kortizolit që shkaktojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, arsyeja kryesore e trashjes së mjedisit (belit)! Të arrish rreth 7 orë gjumë çdo natë është njëra ndër gjërat më të mira që mund t’i bësh për të arritur qëllimin tuaj për formësim të trupit.2. Bëj ushtrime shkurt dhe të vrullshme
1000 barkore çdo natë mund t’ju bëj muskujt të fortë të barkut, por me një shtresë të plotë dhjami mbi to ju nuk do arrini rezultatet që dëshironi. Pra, në vend të atyre bëj ushtrime që vënë në lëvizje shumë grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular tuaj. Provo ushtrimin të quajtur “Plankin” (shiko foton), ku ju do qëndroni në pozitë të njëjtë sikur bëni pompa, duke pushuar parakrahët në dysheme. Provo 3 apo 4 sete të qëndrosh për 30 sekonda çdo herë. Mos rri ulë gjithë ditën, të dalësh e lëvizësh herë pas here gjatë gjithë ditës gjithashtu ndihmon.3. Sheqeri është armiku juaj
Të luftosh dhjamin e barkut është 80% dietë e shëndetshme. Zvogëlo kaloritë duke ngopur vetën me proteinë, perime, drithëra të plota, dhe duke zëvendësuar veset e këqija të ushqyerit me çka do që gjen me vese të mira. Për shembull, hidh ca kanellë (cinamon) në qullë tërshëre (bollgur) në mëngjes, djegësi është parë në disa studime se stabilizon sheqerin në gjak, e përveç tjerash ngadalëson shpejtësinë që ushqimi del nga lukthi, e kjo ju ndihmon të ndiheni i ngopur më gjatë.4. Vitamina C
Kur je në stres ekstrem ju lironi (sekretoni) më shumë hormon kortizol. Vitamina C ndihmon në balancimin e ngritjeve të kortizolit që ju ndodhin kur jeni në stres. Përveç të qenit mënyrë e mirë në kundërveprim ndaj ftohjes dhe gripit, Vitamina C gjithashtu është esenciale në bërjen e karnitines, një përzierje që përdoret nga trupi për të shndërruar yndyrën (dhjamin) në lëndë djegëse, e kështu kjo vitaminë është mik i juaj për të shkrirë dhjamin.Nëse je duke kaluar në një krizë emocionale, stres nga puna, apo ves i keq i të ushqyerit, shto sasinë e vitaminës C – ju ndihmon ti kundërviheni efekteve negative. Ushqimet me vitaminë C janë speci zile, kivi dhe lakër jeshile (kale). Këto dy ushqime kanë më shumë vitamin C se sa Portokalli i famshëm!
0 comments:
Post a Comment