Saturday, 13 September 2014

7 Menyra te shpejta si te humbim peshe


A egzistojne 7 mënyra si të humbim peshë? Po, ekzistojnë! Nuk është ndonjë truk magjik apo mrekulli… mos pritni diçka të till se nuk ekziston. Thjeshtë nevoitet implementim me mendje. A mendon që mundesh? Nëse po, vazhdo lexo!
  1. Pi ujë…
    Thjesht sigurohu të pish 8 deri 10 gota ujë në ditë për çdo ditë. Mos e zëvendëso me ndonjë pije tjetër. Trupi juaj duhet gjithnjë të jet i hidruar. Veshkat tua do të të falenderojnë pasiqë e kan më lehtë të nxjerrin jashtë mbeturina. Me pirjen e mjaftueshme të ujit trupi juaj do të jet në gjendje të shkrij dhjamë në mënyrë më të efektshme. Dhe nëse pini një gotë ujë 10-15 minuta para se të hani (mëngjes, drek, dark) ju do të ndiheni i mbushur posa të filloni të hani. Edhe një fakt tjetër qesharak. A e ke ditë që mund t’i humbni 62 kalori duke pir ujë me akull?
  2.  
  3. Ha 5 herë në ditë…
    Fillo me mëngjes. Sa më shumë ha në mëngjes aq më pak do të doni të hani gjat natës. T’lutem mos e kalo këtë vakt sepse do të përfundosh duke ngrën çkado që të del para syve gjat tër ditës. S’është e thënë të ngopesh në të pestat vakte të ushqimit, thjeshtë 3 vakte me ushqim me madhësi normale dhe 2 vakte tjera me ushqime me pak kalori. Ha me mendje që trupi mos të ket më dëshir për ushqim. Nëse e trajton trupin tuaj si duhet edhe ai nuk do të të kërkoj më shumë vëmendje nga ti.
  4.  
  5. Përdor Gjylet (ushtrime fizike)…
    Ndoshta nuk kam nevoj të them por ushtrimet janë thelbësore që të humbim peshë. Nuk mundesh që tërë ditën të rrish ulur, hash e pish dhe të humbësh peshë. Futu në palester (regjistrohu) në Kosove kushton 10-25 euro në muaj dhe ushtro. Të ndihmon të ndertosh muskuj dhe se metabolizmi juaj përmirosohet (ngritet). Shpejt do të vëreni se si dhjami ikën dhe në vend të tij zhvillohen muskujt.
  6.  
  7. Përdor pjata më të vogla me ngjyra të errët…
    Industria Hoteliere ka ndryshuar mënyrën se si e shikojmë ushqimin. Sot një hamburger mundet të ushqej një elefant. Epo, ndoshta! Kontrollo porcionin heren tjetër kur të dalësh për të ngrën. Çka mund të bësh është t’i thuesh kamarierit që gjysmën e pjatës (kuptohet vetëm nëse je ka vdes urie mos e bëj) t’ia ndan shokut apo personit që je ulur me të para se ushqimi të arrij në tavolinën tuaj. Ose thuaj që ta ndaj në dysh. Gjysmën le ta sjell e gjysmën tjetër le ta pshtjell. Kështu nuk do të lakmosh (sepse nuk e ki edhe gjysmën tjetër aty përpara) dhe do të ngopësh duke ngrën më pak. Si bonus at gjysmën tjetër e merr me vete për ta përfundu në mëngjes!
Kur hani në shtëpi është më mirë për ju t’i largoni pjatat e mëdha që zakonisht përdor. Zëvendësoj me të vogla – dhe kur i mbushni dhe ushqimi fillon të bie prej tyre atëher e dini se mjafton. Provo që këto pjata të jen me ngjyrë të errët. Ngjyra e blu e errët do të ishte zgjedhja numer 1 pasiqë është ngjyra që lufton apetitin (thjeshët shikoje foton më sipër, unë të bën të mos mendosh për ushqim). Shmang pjatat e kuqe, portokallt dhe të verdhat sepse ato janë ato të cilat ta qojnë apetitin në qiell! (Kujto McDonalds’ logo dhe do ta kuptosh – a mendon se ngjyrën që kan zgjedhur ishte rastësi?)

0 comments:

Post a Comment