Tuesday, 16 September 2014

Dieta me molla – dieta me 3 molla ne dite

Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.

Dieta Me Molla – Bazat

Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.
Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshës.
Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.

Ushqimet që Rekomandohen

Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.

Dieta me molla – shembull

Mëngjesi
Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre[wp-like-locker]
Meze e lehtë e mëngjesit
Gjysmë enë me djath
Gjysmë enë me jogurt pa yndyrë
Dreka
Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë
Meze e lehtë e drekës
Ndonjë pemë tjetër ose sallatë
Darka
Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallat të gjelbër

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet një kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshëngritjes. Libri përfshinë një program 12 javor të ushtrimeve për fillestarë.

Përparësitë

  • Me ngrënien e një molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlim të tendencë për të ngrënë më shumë se që duhet.
  • Mollat përmbajnë fibër që ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës.
  • Mollat përmbajnë falvonoid që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa kancereve.
  • Ushqimet balancohen me kombinim të proteinës, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
  • Sasia e lartë e të ushqyerit me proteina zvogëlon apetitin dhe mirëmban masën e muskujve përderisa mbani dietën.
  • Inkurajon të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta.
  • Është e lehtë për tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
  • Inkurajon ushtrimet.

Dobësitë

  • Ushqimet mund të mos ju eksitojnë dhe mund të ndodhë që dieta të të bëhet bajat.
  • Mund të mërziteni duke ngrënë çdo herë nga një mollë para secilit vakt ushqimi.
  • Eliminon shumë ushqime dhe nuk lejon mundësinë që të përfshini ushqimet favorit herë pas here.
  • Mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë vegjetarian e kësi nuk kemi shumë ne mesin e shqiptarëve.

Në fundë….

Kombinimi i ngrënies së një molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund të zvogëloj apetitin dhe kështu ka gjasa të rezultojë në humbje të peshës për shumë ata të cilët mbajnë këtë dietë. Mollët janë gjithashtu burim i mirë i fibrës që ka një mori dobish shëndetësore.
Disa prej tyre që mbajnë këtë dietë (3 apple a day diet) pas pak mund të mërziten duke ngrënë 3 molla në ditë. Përveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon që të mashtroni dhe kështu mund ta bëjë këtë plan të vështirë për disa që ta inkorporojnë këtë si mënyrë të të jetuarit (stil jete).

0 comments:

Post a Comment