Vera e kuqe sherben si mase parandaluese e semundjeve iskemike te zemres, kurse vera e bardhe forcon mushkerite.
Sipas nje studimi te bere ne kliniken e Universitetit Buffalo ne
SHBA, publikuar permes forumit gjerman per vere dhe shendet si dhe ne
Austri permes listes profesionale “Winzer”, vertetohet se vera e kuqe ka
me shume ndikim pozitiv ne shendetin e njeriut sesa vera e bardhe, per
shkak se permbajtja substanciale ne vererat e kuqe eshte me e madhe.
Vera ka ndikim pozitiv ne zemer dhe ne sistemim e qarkullimit te
gjakut. Kjo i atribuohet polifenoleve qe gjenden ne lekuren e rrushit te
zi dhe te kuq. Kete efekt e arrijne duke e penguar prodhimin e nje
substance ne trupin e njeriut qe quhet endotelin-1 e qe eshte
pergjegjese per nguretesimin e eneve te gjakut (anterosklerozes).
Perdorimi i nje gote vere te bardhe ne dite, ul rrezikun per kancer
te mushkerive per 13%, kurse marrja e dy gotave ne dite, ul kete rrezik
per 26%. Kjo i atribuohet dy substancave qe gjenden ne kete vere,
taninit dhe risveratrolit. Keto dy substanca mendohet qe veprojne duke
penguar rritjen dhe zhvillimin e qelizave tumorale.
0 comments:
Post a Comment