Si te dobesohemi shpejt dhe sigurt

A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim. Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta.

12 Ushqimet e shendetshme me fuqi sheruese

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi.

7 Receta të shëndetshme të lëngjeve

Dieta-Shqip ka gjetur disa receta lëngjesh shumë të mira në Pinterest që do ti ndaj me ju të gjithë! Lëngjet kanë shumë dobi shëndetësore përveç asaj të spastrimit të brendshëm që përmendet shumë ditëve të sotme.

6 Menyra per te lene shpejt duhanin

Rekomandime se si te lini duhanin gjeni kudo, ne reklamat online , ne reklamat e vednosura ne qender te qytetit. Te jeta valle kaq veshtire per te lene nje zakon I cili ben lekuren tuaj me te vjeter, dhembet me te verdhe dhe mushkerite me semure?

Diete javore,e duhur,per femijet e moshes shkollore.

Cila dietë javore është e drejtë për fëmijët e shkollës?Ushqimi i duhur është thelbësor për fëmijët e moshës se re,nëse ju doni të shmangi rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit,sëmundje e popullarizuar në mesin e fëmijëve.Edhe ekspertët rekomandojnë,me disa përshtatje,për të zvogëluar këtë rrezik dhe pastaj për të edukuar fëmijët në këtë drejtim.

Saturday 17 October 2015

Shtesat dietike nuk janë edhe të parrezikshëm

Një studim shkencor i kryer në Francë, provoi se shtojcat dietale-ushqimore janë të rrezikshme, veçanërisht nëse nuk përdoren me mençuri.
Hulumtimi i njëjtë shkencor ka treguar se përdorimi i këtyre produkteve është duke u bërë më e zakonshëm dhe është shumë i përhapur, dhe poashtu faktin që përdorimi i tyre nuk është gjithmonë nën kontroll.
Shkencëtarët gjithashtu thonë se shtojcat dietale nuk janë diçka për të ngrënë me “lugë”, por se ato mund të konsumohen vetëm në raste të mungesës së vitaminave të caktuara ose mineraleve, dhe vetëm me konsultim paraprak me mjekun.
Shkencëtarët, për shembull, e theksojnë faktin se përdorimi i vitaminës A nga duhanpirësit mund të shkaktojë shfaqjen e tumorit të heshtur (latent), por edhe faktin se si shtojcat dietike ndonjëherë mund të kenë një efekt negativ kur kombinohen me medikamente të caktuara për shkak të faktit se vitamina E e ul absorbimin e barnave kundër sëmundjeve kardiovaskulare, kolesterolit të lartë ose diabetit, dhe gjithashtu mund të ndërhyjë me funksionimin e disa terapive që prekin sistemin nervor qendror.
Përveç kësaj, shtojcat e dietëve nuk janë të rekomanduara për njerëzit me kancer (të gjirit, prostatës, leukimisë …), apo njerëzit të cilët janë shëruar nga këto sëmundje, për shkak se disa nga përbërësit e tillë si phytoestrogens (një përbërës i cili është pjesë e një klase të fitohoromeneve e që përshkruhet si phytohormones L- formë e molekulës, që do të thotë se strukturalisht i ngjajnë estrogjenit natyrorë të trupit. Struktura e tyre kimike është e tillë që lejon lehtë të lidhet për receptorët e estrogjenit, potencialisht duke bllokuar estrogjenin e tepërt, apo kur estrogjeni është i ulët, duke reduktuar nevojën e trupit për të (estrogjen) mund të stimulojnë zhvillimin e kancerit të gjirit.
Ekspertët pikërisht për këtë arsye theksojnë se shëndeti është ruajtur më së miri nga një dietë e ekuilibruar dhe e ndryshme, dhe pastaj automatikisht nuk ka nevojë për ndonjë shtesë diete.
Rezultatet e një studimi francez, ka treguar se 28.1% e femrave dhe 14.6% e meshkujve kanë konsumuar disa prej shtojcave ushqimore gjatë vitit të kaluar, si dhe që në radhë të parë ishte magnez, dhe mëpastaj vitaminat B6 dhe C. /femra.net/

7 ushqimet që ju bëjnë edhe më shumë të uritur

Mendoni se ngrënia e ushqimeve do e kënaq urinë tuaj, mendoni sërish! Disa ushqime në fakt ju bëjnë më tepër të uritur. Ja disa prej tyre:
  1. Fast food
Shumica e përbërësve të ushqimeve të shpejta janë të dizajnuar për të zmadhuar ushqimet e juaja. Trans yndyra mund të shkaktojë ndezje të stomakut me çka e dëmton aftësinë e trupit për të prodhuar neurotransmitorë që ontrollojnë apetitin, siç janë seroonina dhe dopamina. Sasia e madhe e kripës në ushqime të shpejta mund të shkaktojë dehidrim, simptomet e së cilës i ngjasojnë atyre të urisë, me çka trupi kërkon të hani më shumë vetëm pas pak minutave.

  1. Pasta
Pasta e thjeshtë apo ajo më e bardha e njohur nga drithërat e rafinuara, janëtë zhveshura nga vlerat e tyre ushqyese. Pa fibra, sa më shumë që konsumoni aq më tepër keni uri.
  1. Meze e kripur
Pasiqë mezeja me kripë është plot me të shkaktojë dehidim, duke e hutuar trupin tuaj me ndjesinë e të qenit i uritur kur në të vërtetë jeni të etur.
  1. Sushi
Sushi është oriz më tepër se gjithçka. Merreni për shembull merreni të mbështjellën Kalifonia që përmban 30 gramë karbohidrate, sushi tretet shpejtë dhe zbrazet nga stomaku pa e ushqyer trupin me përbërës si proteina apo fibrat.

  1. Drithërat
Drithërat janë mashtruese sepse kanë shumë sheqer sekret në vete, gjithashtu janë të ulëta në fibra gjë që ju bën edhe më të uritur. Zgjedheni produktin të pa ëmbëlsuar dhe të pasur me fibra.
  1. Lëng
Mos u mashtroni me mbishkrimet “pa sheqer” dhe “shtrydhur freskët”, konsumimi i tepërt i lëngjeve e ngrit nivelin e sheqerit në gjak duke ju lënë në gjendje të thyeshme. Mund të provoni t`a hani një frut të tërë duke përfituar prej tij.

  1. Lëngu dietal me gaz
ëmbëlsuesit artificial aktivizojnë sistemin e trurit për shije dhe shpërblim. Andaj, kur trupi juaj përgatitet për kënaqësi dhe e njejta nuk ndodh, do lëngoni pas saj.

Dieta me ujë për dobësim të shpejtë – Hiqni nga gjysmë kilogrami në ditë

Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Megjithatë, kjo guxon të bëhet çdo të dytën ditë. Dhe jo në periudhë ta gjatë, por kohë pas kohe. Ju këshillojmë këtë lloj të ushqyerit ta aplikoni vetëm një herë në javë.

Në mëngjes

Një gotë e madhe e ujit apo çajit apo lëngu natyral. Pemë e lëngje mund të hani e pini sa të doni

Në kohën e paradrekes

Një gotë e madhe e ujit, çajit apo lëngu natyral. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe citroni në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.

Dreka

Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon apo mëlmesa sipas dëshirës. Salatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të salatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata e jeshile, karrota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate…

Para darka

Një gotë e madhe me ujë apo çaj natyral. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gram djath ose ndonjë frut.

Darka

Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gr. mish (pule apo viçi) ose 150 gr. peshk, apo një vezë me perime dhe pemë.
Kujdes: Këtë dietë nuk duhet ta mbani gjithë javën, sepse do të shkaktojë disbalans të materieve në organizëm. Guxon të praktikohet më së shumti çdo të dytën ditë. Dhe jo gjatë, por kohë pas kohe.
E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë pemët dhe perimet.
Dhe për fund, mbani në mend që asnjë dietë nuk është absolutisht e mirë për shëndetin tuaj. Prandaj, para se të kaloni në një ‘regjim’ të ri ushqimi, kërkoni një këshillë nga mjeku.

Sunday 14 December 2014

Dieta e natës, tre kilo në javë më pak

Dieta e re, e quajtur “Dieta e natës”, premton tre kilogramë më pak për një javë, edhe pse gjatë asaj kohe ju mund të konsumoni patate, brumëra, e madje edhe ndonjë gotë verë në ditë.
Dietën e natës e ka sajuar dr. Caroline Apovian, e cila në njërin prej spitaleve më të mira të Amerikës, në Qendrën Mjekësore të Bostoni, ka ndihmuar mijëra njerëz që ta arrijnë peshën ideale. Ajo thotë që pacientët e saj zakonisht humbin tre kilogramë çdo javë, pa sulme të urisë, ndërsa një prej atyre tre kilogramëve humb natën në ditën kur agjërohet.
Dr. Apovian tashmë për 25 vjet është duke e përsosur këtë dietë, për të cilën është e rëndësishme që është e sajuar që në mënyrë të veçantë t’i mbrojë muskujt që të mos harxhohen kur reduktohet sasia e ushqimit që e konsumoni.
Një ditë në javë pa ushqim
Dieta ndahet në dy pjesë. Çdo javë, një ditë bëni pauzë të plotë sa i përket ushqimit dhe mund t’i konsumoni vetëm tri lëngje të dendura të pemëve ose perimeve të pasura me materie ushqyese. Pas kësaj dite zakonisht humb një kilogram dhe shpejtohet djegia e dhjamit. Plani është që ta keni një ditë në javë pa ushqim derisa të arrihet pesha e detyruar.
Rregullat e gjashtë ditëve tjera:
  1. Për çdo ditë plotësojini nevojat ditore për proteina dhe kurrë mos konsumoni më pak se aq në ditë.
    Për femrat në bazë të gjatësisë nevojiten këto gramë proteina në ditë:
    • deri në 165 cm, nevojiten 350 gramë proteina në ditë
    • 1,70 cm, nevojiten 375 gramë proteina
    • 1,75 cm gjatësi, 400 gramë proteina
    • 1,80 cm, 425 gramë proteina
  2. Hani pemë sa të dëshironi.
  3. Hani perime siç janë brokoli, qepa, karota, lulelakra, lakra, speci dhe spinaqi.
  4. Konsumoni dy porcione nga 240 mililitër qumësht ose djathë me pak ose aspak yndyrë.
  5. Mund të konsumoni dy ose tri porcione të produkteve të drithërave integrale.
  6. Mund të konsumoni 100 g perime si patatja, kungulli, fasulja, bizelja ose lenta.
  7. Sa u përket yndyrave, mund të konsumoni nga një lugë të vogël me vaj ulliri, majonezë me përqindje të ulët të yndyrës, pemë me lëvozhga ose fara gjatë ditë.
  8. Pini tetë gota ujë në ditë. Mund të pini kafe dhe çaj ose pije dietale, por në to nuk llogaritet konsumimi ditor i ujit.

Dieta braziliane 10 kg për dy javë!

Dieta braziliane është një nga dietat “e shpejta” më të popullarizuara dhe mundëson që për dy javë të dobësoheni madje 10 kilogramë. Ekzistojnë dy variante – dieta braziliane “super-e shpejtë” dhe “normale”.

Bën pjesë në kategorinë e dietave të varfra nutritive, ndërsa ne ju prezantojmë variantin e shëndetshëm nëse dëshironi të liroheni nga kilogramët e tepërt para sezonit të verës.

Varianti normal i dietës braziliane zgjat katër javë, dhe me ndihmën e saj mund të humbni deri në 12 kilogramë. Hahet 4-5 herë në ditë, ndërsa ushqimet themelore janë perimet dhe pemët.

Menyja shtatëditore

E hënë
Mëngjesi: portokall, banane dhe një filxhan lëng portokalli;
Zamra: një gotë lëng portokalli dhe një copë buke të thekur;
Dreka: 100 gramë peshk të zier, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara;
Darka: – krejt njëjtë si mëngjesi;
Para se të shkoni në shtrat: 1 gotë lëng portokalli, 1 copë e vogël buke e thekur.

E martë
Mëngjesi: vezë të ziera butë, një filxhan lëng molle;
Zamra: një copë e vogël buke e thekur, një gotë lëng molle;
Dreka: 100 gramë të mishit të zier, 2 patate të ziera, 4 gjethe të sallatës së gjelbër.
Darka: 200 gramë peshk të zier, ve shumë të ziera, sallatë të gjelbër, bizele të gjelbër.
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng të mollës, bukë të thekur.

E mërkurë
Mëngjesi: një filxhan qumësht pa yndyrë, një copë buke të thekur;
Zamra: 100 gramë djathë të payndyrshëm;
Dreka: 100 granë oriz, 150 gramë sallatë me lakër të freskët me sos të përbërë nga një limon dhe një lugë majdanoz të grirë imët;
Darka: 100 gramë mish të zier, një mollë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër;

Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng molle, një copë e vogël buke të thekur.

E enjte
Mëngjesi: një filxhan lëng ananasi, 60 gramë ananas;
Zamra: një filxhan lëng ananasi, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, një copë e vogël djathi dhe një portokall.
Darka: 2 patate të ziera, 150 gramë sallatë nga karota e freskët e grimcuar me pak vaj;
Para se të shkoni në shtrat: një filxhan lëng ananasi, një copë buke të thekur.

E premte
Mëngjesi: Një filxhan lëng molle dhe një copë e vogël buke të thekur;
Zamra: një mollë, një portokall;
Dreka: 150 gramë peshk të zier, 2 karota të vogla të ziera;
Darka: një pjatë supë perimesh, një pjatë krem supe nga kërpudhat ose një pjatë çorbë e peshkut, një copë e vogël buke;
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng portokalli, një copë e vogël buke të thekur.

E shtunë
Mëngjesi: një gotë lëng molle, një copë buke të thekur;
Zamra: 150 gramë sallatë nga panxhari i zier i grimcuar, me pak vaj bimor;
Dreka: një pjatë supë perimesh, kërpudhash apo çorbë peshku, një copë e vogël buke;
Darka: 100 gramë kërpudha të fërguara, 100 gramë sallatë nga perimet e pagatuara.
Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, 2 biskota të freskëta.

E diel
Mëngjesi: një banane, një grusht rrush të thatë;
Zamra: një gotë lëng karote, një copë e vogël buke të thekur;
Dreka: 100 gramë mish të zier, 100 gram sallatë nga lakra e freskët, qepë e bardhë dhe lëng nga 1 limon;
Darka: një pjatë me perime apo çorbë peshku nga kërpudhat, 100 gramë pemë, 4 gjethe të sallatës së gjelbër;

Para se të shkoni në shtrat: një gotë lëng molle, dy fiq të thatë.

Menyja përsëritet sipas nevojës prej 2 deri 4 javë – kurrsesi më gjatë. Kthimi në ushqimin “normal” arrihet me rritjen para së gjithash të pemëve dhe perimeve, dhe pastaj me rritjen e ngadalshme të ushqimeve që përmbajnë proteina. Siç e shihni, kjo dietë është e pasur me pemë dhe perime – pra nuk mund të shkaktohet mungesë e vitaminave dhe mineraleve.

Me këtë dietë rekomandohet edhe 30 minuta shëtitje, vozitje me biçikletë apo not çdo ditë.

Thursday 11 December 2014

10 Menyra si te dobesohesh pa mbajtur Diet

Të mbajme diet ndonjëhere mund të jetë fatale për shëndetin tonë! Mund të jetë burim stresi, mund të sjell shpërqëndrim si dhe dëmtime të apratit tretës. Studimet e fundit janë përqendruar jo tek sasia, por tek mënyra se si hani dhe me kë hani, pasi dhe kjo e fundit është shumë e rëndësishme.
Me pak fjalë ja 10 mënyra që mund të përqendroheni nëse doni të humbni peshë:
1 – Përdroni pjata të vogla
Një studim i universtiteti Cornell ka treguar se sasia e madhe e ushqimit në pjat ka tendence që të duket sikur ha pak dhe keshtu rrezikon ta mbushni perseri pjatën, por të zgjedhesh një pjate të vogel mund të të bëj të ndihesh i ngopur shpejt.
2 – Përdorni një pirun të madh
Një studim italian, ka treguar se të hani me pirun të vogel, ju shtyn të hani sa më shumë ushqim.
3 – Hani me meshkuj (nese je një femër)
Kjo këshille vjen nga psikologia Meredith Young që mbeshtet se nese ha me një mashkull, kë tendence të hash sa me pak dhe të limitosh sasinë e konsumuar.
4 – Lexoni gjithmonë Etiketat
Një studim i Fred Hutchinson Cancer Research Center në Seattle mbështet se kush lexon etiketat e ushqimit, konsumon rreth 5% më pak të ushqimit.
5 – Pini ujë perpara se të hani
Kjo provë është bërë për 12 javë tek disa persona dhe ka konfermuar se të pish 2 gota ujë perpara çdo hofti humb mesatarisht 2 kilogram.
6 – Mos flini me drite ndezur
Te flesh me drit ndezur mund të shtoni rreth 50% të kileve! Pra që këtej e tutje ktheheni dhomën tuaj në një errësirë totale. (kujdes dhe dritën e televizorit)
7 – Kujdes me tundimet
Mbani larg karamelet dhe çiokollatat, mundësisht mos i blini dhe mos ti keni nëpër shtëpi. Kujdes me pijet super alkolike.
8 – Kujdes me miqtë
Femijet kanë tendencen të hanë më shumë kur janë me njerez të njohur sesa me ata të panjohurit, por tek të rriturit ndodh e kundërta.
9 – Larg personave të dobët që hanë shumë
Ka persona qe han sasi të medha dhe nuk shëndoshen, këta (tipa) duhet ti evitoni ti rrini afër gjatë konsumimit të hofteve
10 – Mos shikoni reklama palestre apo fiskulture
Gjatë hoftit mos shikoni reklama që kanë të bejne me palestrën apo dobësimin. Gjithashtu kur uleni për të ngren mos mendoni asnjëherë palestrën. Eshtë gjithçka psikologjike.

Saturday 4 October 2014

Dieta me lakra turshi – humb 2 kilogram per 4 dite

Dieta me lakra turshi ofron te humbni deri në 2 kilogramë per kater dite. Për kete diete me te preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh qe dieta zgjat vetëm 4 dite, ia vlen ta provoni – nëse për asgjë se paku e dini qe keni bere diçka te dobishme për shëndetin tuaj.

Dita e pare

Mëngjesi: 175 gr djathë te payndyrshëm dhe një fete buke integrale
Dreka: garniture te bere nga 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi + një dardhe
Darka: sallate prej 150 gr laker turshi, 4 rrepan te mëdhenj, ½ e rrepanit te bardhe dhe ½ e kastravecit.

Dita e dyte

Mëngjesi: [wp-like-locker]sallate nga një banane (e prere ne rrathë), 15 ml kos i payndyrshëm dhe 1 luge. Gjate natës kokrriza te njomura tërshëre
Dreka: supe prej 200 gr lakre turshi, 100 ml supe nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca te kuq (jo djegës) 5 minuta para se te behet gati supa
Darka: sallate prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk te zier te cilin ju e preferoni dhe ne tere kete e hidhni ne leng limoni.

Dita e trete

Mëngjesi: sallate prej 1 portokalli dhe 15 gr djathë te payndyrshëm ne te cilin duhet te jene te shpërndare farëra luledielli (1 luge)
Dreka: 150 gr peshk te fërguar dhe 15 gr. lakra turshi
Darka: krepa nga mielli integral dhe nje patate e zier dhe sallata te jete e përgatitur nga 100 gr laker turshi te prere ne katrorë dhe mbi te shpërndani vaji ulliri.

Dita e katërt

Mëngjesi: një fete buke integrale, 50 gr djathë + një molle
Dreka: 200 gr mish viç i pjekur ne skare (mund te jete edhe mish gjeldeti) dhe 150 gr laker turshi – te zier pak + rrathë ananasi (2-3)
Darka: sallate nga domatet, 100 gr laker turshi.