Saturday, 20 September 2014

Brokoli i shëndetshëm për kockat

Brokoli, aleat të shëndetit. Jo vetëm përfaqësojnë një nga ushqimet me veti antitumorale, por tashmë shfaqen dhe si “miq” të kockave.
Kjo falë sasisë së madhe të vitaminës K që përmbajnë. “Kjo perime ashtu si dhe spinaqi, drithërat dhe vaji bimorë, shtojnë densitetin kockor dhe ndikojnë në mbrojtjen nga ulja e densitetit kockor te gratë që sapo kanë hyrë në periudhën e menopauzës”, tregojnë dy studime të dy skocezë, të publikuar në të përditshmen “Daily Mail”.
Studimi i parë është kryer nga ekip shkencëtarësh të universitetit të “Aberdeen” te gra të moshave nga 49 deri 54 vjeçe, ka treguar një lidhje direkte mes dozave të lartë të vitaminës K dhe densitetit më të lartë kockor.
“Kolegët” e Universitetit të Dundee kanë treguar se, vitaminat K dhe D, së bashku me kalciumin, ndikojnë në shtimin e densitetit kockor. Ata kanë shtuar se, “efektet mund të arrihen thjesht duke zgjedhur dietën e duhur, pa ju drejtuar integratorëve ushqimorë”

0 comments:

Post a Comment