Studimet e mëhershme kanë treguar se vegjetarianët në mesatare kanë tension më të ulët dhe kjo është vërtetuar edhe një herë. Kërkuesit amerikanë kanë analizuar rreth 80 studime të ndryshme, të cilat kanë përfshirë personat vegjetarianë dhe kanë arritur në të njëjtin përfundim. Ja përfundimet: Vegjetarianët në mesatare kanë tri herë më pak gjasa për të vuajtur nga presioni i lartë i gjakut. Vegjetarianët në mesatare janë më të dobët se personat, ushqimi i të cilëve përfshin mish. Faktor i rëndësishëm në ruajtjen në nivel të tensionit të gjakut është konsumimi i lartë i kaliumit përmes pemëve dhe perimeve, të cilat janë ushqimi më i shpeshtë i vegjetarianëve.
0 comments:
Post a Comment