Si te dobesohemi shpejt dhe sigurt

A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim. Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta.

12 Ushqimet e shendetshme me fuqi sheruese

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi.

7 Receta të shëndetshme të lëngjeve

Dieta-Shqip ka gjetur disa receta lëngjesh shumë të mira në Pinterest që do ti ndaj me ju të gjithë! Lëngjet kanë shumë dobi shëndetësore përveç asaj të spastrimit të brendshëm që përmendet shumë ditëve të sotme.

6 Menyra per te lene shpejt duhanin

Rekomandime se si te lini duhanin gjeni kudo, ne reklamat online , ne reklamat e vednosura ne qender te qytetit. Te jeta valle kaq veshtire per te lene nje zakon I cili ben lekuren tuaj me te vjeter, dhembet me te verdhe dhe mushkerite me semure?

Diete javore,e duhur,per femijet e moshes shkollore.

Cila dietë javore është e drejtë për fëmijët e shkollës?Ushqimi i duhur është thelbësor për fëmijët e moshës se re,nëse ju doni të shmangi rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit,sëmundje e popullarizuar në mesin e fëmijëve.Edhe ekspertët rekomandojnë,me disa përshtatje,për të zvogëluar këtë rrezik dhe pastaj për të edukuar fëmijët në këtë drejtim.

Showing posts with label Dieta. Show all posts
Showing posts with label Dieta. Show all posts

Sunday 21 September 2014

Diete javore,e duhur,per femijet e moshes shkollore.

Cila dietë javore është e drejtë për fëmijët e shkollës?Ushqimi i duhur është thelbësor për fëmijët e moshës se re,nëse ju doni të shmangi  rrezikun e mbipeshes dhe obezitetit,sëmundje e popullarizuar në mesin e fëmijëve.Edhe ekspertët rekomandojnë,me disa përshtatje,për të zvogëluar këtë rrezik dhe pastaj  për të edukuar fëmijët në këtë drejtim.

Çfarë është dieta javore që është e drejtë për fëmijët e moshës shkollore?
Cilat jane ushqimet qe duhen ngrene?Dieta e duhur të fëmijëve të moshës shkollore fillon me makarona rreth 50 ose 60 gram.Megjithatë gjate javes duhet që fëmija të haje të paktën 3 ose 4 herë në javë mish, të paktën 4 ose 5 herë peshk,perime 2 ose 3 herë,2 herë djathë dhe një herë të paktën vezë. Kjo dietë javore e moshës shkollore mund të parandaloje rrezikun e obezitetit.Ne shumicën e rasteve femijet jane te varur nga zakonet e varfra të te ngrenit dhe një mënyrë jetese e varfer.Sipas ekspertëve,jane te rekomanduara sidomos  ushtrimet e përditshme,të tilla si fakti se ata duhet te ecin në këmbë ose te marrin shkallët dhe jo te preferojne ashensorin.Edhe këto detaje të vogla,përveç dietës,bëjnë një ndryshim.

Më mirë akoma,në qoftë se fëmija zgjedh një sport për të luajtur,dhe vaktet e ndermjetme.Në çdo rast, duhet respektuar te ngrenit e fëmijëve,5 vakte në ditë,kështu që, mëngjes, drekë, darkë dhe dy vakte te ndermjetme të lehta në mes të mëngjesit dhe në mes të pasdites.Për këtë të fundit,në vend të vakteve te ndermjetme,do të jetë më mirë për të ofruar zakonisht fruta.

Dieta: si të largojmë 400 kalori në ditë

Gjeste të vogla për rezultate të mëdha. Mëso ti largosh kaloritë e tepërta me një dietë të përditshme, dhe në të njejtën kohë, të djegësh të paktën mbi 200 kalori me truke të vogla dhe këshilla të vlefshme sygjeruar për ju nga Andrea Ghiselli, kërkues dhe shef i laboratorit Inran.

Dy lëvizje për të arritur deri tek rezultati i dëshiruar

«Nga njëra anë, duhet riparë (vetëm se me kujdes të madh) ushqimi i përditshëm me të cilin jeni mësuar tashmë, për të arrritur të djegësh 400 kalori në ditë» shprehet eksperti. «nga ana tjetër, të djegësh minimum 200 kalori e lart, duke rritur aktivitetin e përditshëm fizik. Mjaftojnë 30 minuta not ose 45 minuta ecje çdo ditë. Në këtë mënyrë ju mund të humbisni nga pesha juaj tre kilogramë në muaj: kjo sjellje është idele për të mos çorganizuar ekuilibrin e organizmit».


Nga 2300 në 1800 kalori (thuajse) pa e sforcuar veten aspak
Po ju paraqes më poshtë një menu të përditshme, të balancuar dhe dietike si edhe “prekjen” e saj dobësuese. «janë këshilla dhe indikime që merren me sportivitet» shprehet Ghiselli. «peshku mund të zëvendësojë mishin, brumërat mund të zëvendësohen nga orizi, qumështi me kos, vera, sigurisht, nuk është e detyrueshme. Shumë llojshmëria në ushqim është e rëndësishme, konsumi i frutave dhe zarzavateve me bollëk dhe mbani mend që 55 përqind e kalorive duhet të vijë nga karbohidratet, 20/25 përqind nga proteinat dhe vetëm 20/25 përqind të tjera nga yndyrnat».

Mëngjesi
në vend të konsumit…
– kafe me sheqer
– qumësht i plotë
– marmalatë apo reçelëra
– gjalpë
– 2 ose 3 feta bukë e thekur
Në total ju merrni: 400 kalori
…provoni të konsumoni:
– kafe me ëmbëlsues
– qumësht të skremuar
– drithëra gruri ose misri (30 gr)
Në total ju do të merrni vetëm: 300 kalori

Dreka
në vend të zakonit tuaj të përhershëm…
- makarona (80 gr) me perime
- spinaq me vaj dhe limon
- bukë (50 gr)
- një frutë
-  një kanë vere
Në total ju merrni: 900 kalori
…provoni një herë të konsumoni:
- supë makaronash me perime (40 gr)
- spinaq me vaj dhe limon
- bukë (50 gr)
- një frutë
Në total ju do të merrni vetëm: 750 kalori


Konsumi mes vakteve (zemër)
në vend që të konsumoni…
– biskota të ndryshme integrale (40 gr)
Në total ju merrni: 180 kalori
…provoni të konsumoni:
– “kafshata të vogla” të tipit, feta qumështi (për shembull Kinder Fetta al Latte) (30 gr)
Në total ju do të merrni vetëm: 150 kalori

Darka
në vend që të uleni të hani…
– mish shumë të pasur me hekur
– sallaturina të ndryshme
– bukë (100 gr)
– një frut
– një kanë verë
Në total ju merrni: 600 kalori
…Provoni të shtroni në tavolinën tuaj:
– peshk të gatuar me avull
– një sallatë
–  një frutë
– dhe një kanë verë
Në total ju do të merrni vetëm: 550 kalori


Ëmbëlsira
në vend të…

– 2 topa me akullore me shumë krem dhe  sallatë frutash
Në total ju merrni: 220 kalori
…Provoni të shijoni:
– një frut ose vetëm një top kullore
Në total ju do të merrni vetëm: 120 kalori



Friday 19 September 2014

Ja cilat janë 10 dietat më të suksesshme!

Rezultati për t`u arritur një dietë, është humbja e peshës në mënyrë të kujdesshme, sepse sa më shumë luhatje në peshës të kesh me kalimin e kohës, aq më e vështirë do të jetë për të hequr dorë, duke u kthyer në një problem kronik.Të shohim kush janë karakteristikat e dhjetë dietave më të famshme të momentit dhe si funksionojnë, por duke kujtuar se ndërthurja e pesë ushqimeve të balancuar dhe pak lëvizje, është gjithmonë mënyra më e mirë për të humbur në peshë.

1. Dieta “dëshpëruese”
Është dieta klasike e të humburit peshë në minutën e fundit. Bazohet në dy regjime ushqimore për tu ndjekur, ku secili kërkon 14 ditë. Faza e parë është e karakterizuar nga një reduktim i fortë i karbohidrateve, yndyrave dhe sheqernave, si dhe nga rritje të proteinave. Fazat e mirëmbajtjes, në fakt, siguron një mbështetje të fortë të karbohidrateve dhe yndyrave. Pra, bëhet fjalë për një regjim me mish, peshk pa yndyrë dhe perime me pak kalori. Nga një vakt në tjetrin, janë të ndaluara pijet alkoolike dhe pikantet, por këshillohen konsumimi ekstrakteve të ziera, pasi ndihmojnë në heqjen e lëngjeve të tepërta dhe ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të urisë. Të ndjekësh këtë dietë mund të arrish të reduktosh 500 gramë në ditë.Shumë studime për çështje të mbipeshës, tregojnë se dietat e varfra me karbohidrate dhe me shumë proteina si kjo, mund të japin në 3 muaj rezultatet më të shpejta dhe më të kënaqshme, por në periudhë afatmesme,pra pas 6 muajsh ose 1 vit, rezultatet përputhen me dietat e balancuara dhe më pak të dëmshme për organizmin.

2. Dieta Atkins
Edhe kjo është një dietë me shumë proteina, e cila bazohet në aftësinë që ka organizmi për të prodhuar energji, duke djegur më parë karbohidratet dhe më pas yndyrat. Pra, nëse reduktojmë karbohidratet, organizmi përdor yndyrat e mbledhura si burim energjie primare dhe në këtë mënyrë redukton peshë nga trupi dhe nga masa e yndyrshme. Në praktikë, dieta Aktins kërkon të mbajë konstant nivelin e insulinës, duke e transformuar organizmin në një makinë djegëse yndyrash. Faza e parë e dietës, që duhet të ndiqet të paktën 2 javë, është ajo e vendosjes së kufizimeve të forta për reduktimin e karbohidrateve, që nuk duhet të kalojë 20 gramë në ditë (për të patur një ide, mjafton të mendoni se në 100 nga ushqimi që hani,ka 75 gramë karbohidrate).

3. Dieta me shkëputje
Bazohet në 5 rregulla themelore: të mos përftohen karbohidrate nga proteinat dhe acidi i frutave gjatë të njëjtit vakt; bëni pjesë kryesore të dietës suaj sallatat dhe frutat; ushqehuni me proteina, niseshte dhe yndyra të kontrolluara; hani brumëra por duke shmangur ushqimet e rafinuara dhe të përpunuara, të bëra me miell të bardhë, margarinë dhe sheqer; krijoni hapësirë midis vakteve, të paktën 4 orë e gjysmë. Dieta presupozon se nëse sasi të mëdha karbohidratesh dhe proteinash janë të ndërthurura në të njëjtin vakt, krijohet një ambient me shumë acid për tretje të niseshtesë dhe me pak acid për një tretje të mirë të proteinave. Për këtë, mbështetësit e dietës me shkëputje, këshillojnë të bëhet “një mini-vakt” për të favorizuar një tretje më të thjeshtë. E rëndësishme është të evitosh këto kombinime: për shembull, të mos përziesh tipe të ndryshme proteinash (qumësht dhe mish, vezë dhe djathë, peshk dhe perime); eliminoni përfitimet e karbohidrateve nëpërmjet mishit dhe mos hani bashkë ushqime me të njëjtat karbohidrate(qofshin të thjeshtë apo kompleks, si sheqer dhe makarona, vezë dhe bukë, banane dhe bukë).

4. Dieta “orëvëzhguese”
Është një dietë me shumë kalori, 1200-1300 kalori të përditshme, ndiqet minimumi për tre javë dhe kërkon përpikëri qoftë në ndjekjen e listës së ushqimeve të propozuara, ashtu edhe në peshën e secilit ushqim në çdo vakt. Kur aderon në programin e kësaj diete, mësohen edhe disa “turke” shpëtim kalorish, për shembull të eliminosh yndyrat e mishit përpara gatimit dhe t`i gatuash ushqimet në enë të veçanta lejojnë eliminimin e yndyrave. E rëndësishme është kombinimi i ushqimit në mënyrë të rregullt, si semafor. E gjelbra përkon me frutat dhe perimet; e verdha me bukën, makaronat, orizin, drithërat, patatet, perimet, mishi, shpendët, peshqit, vezët, laktozin dhe yndyrat; e kuqa me ëmbëlsirat, ushqimet me shumë yndyra. “Pika kritike e kësaj diete” thekson Presidentja e Shoqatës “është se ushqimet klasifikohen duke u bazuar në vlerat kalorike dhe jo në bazë të vlerave ushqyese. Kështu që rreziku qëndron në faktin se ndërtohet një dietë e joekuilibruar, sepse eliminohen edhe ato pak yndyra dhe karbohidrate që janë të nevojshme”.

5. Dieta e ndarë në “zona”
Bazohet në kontrollin e agjentëve biologjik që kontrollojnë sistemin hormonal dhe çdo funksion fiziologjik siç është sistemi kardiovaskular, sistemi nervor qendror, ai imunitar etj. Të ndjekësh këtë dietë do të thotë të mos konsumosh ushqime me nivel të ulët glicerid(IG). Në këtë mënyrë tregohet shpejtësia me të cilën rritet përqendrimi i glukozës në gjak nga marrja e një ushqimi me karbohidrate, dhe kjo përcakton nivelin e insulinës në mëlçisë si dhe nivelin e sheqerit që qarkullon. E thënë në këtë mënyrë, mund të duket shumë e komplikuar, por gjithçka duket e thjeshtë të provohet një dietë e tillë: një pjesë e konsiderueshme proteinash, me pak yndyra 9 si ato që ndodhen tek peshku dhe mishi i pulës) shoqëruar me garniturë perimesh, zbukuruar me bajame të copëtuara, shoqëruar me ëmbëlsirë me fruta.

6. Dieta e dr. Dunkan
Është një nga dietat e fundit, që po “çmend” të huajt. Bazohet në katër faza: ajo e proteinave të pastra; ajo “alternative” në të cilën shtohen perime; e rikthimit të një ngrënieje normale duke u bazuar në dy principe: të bësh një të enjte plot proteina dhe të hash tre lugë krunde dhe tërshëre në ditë. Avantazhet e kësaj diete janë: Humbje e peshës fillimisht në mënyrë të shpejtë dhe më pas një regjim “të lirë”. Dieta e doktor Dunkan-it, në fakt lejon dy “darka gala” në javë. Një tjetër avantazh i padiskutueshëm është mungesa e një limiti në sasi: çdokush është i lirë të konsumojë ushqimet e kësaj diete pa marrë parasysh sasinë. Por, kujdes, në mundësinë e keqkombinimit të tyre. “Modeli” është gjithmonë ai me shumë proteina, por me ndryshimin së kuota e karbohidrateve është nën vlerën minimale të pranueshme nga shëndeti”.

7. Dieta kronike
Kjo dietë bazohet në oraret që merret ushqimi si dhe në ndryshimet hormonale që vërehen gjatë ditës. Ekzistojnë hormone që favorizojnë yndyrat e tepërta trupore dhe humbjes së muskujve dhe të tjera që favorizojnë yndyrat trupore dhe shtimit të muskujve. Sipas mbështetësve të kësaj diete, duhet të kufizohet përdorimi i karbohidrateve në orët e vona të darkës. Profili hormonal që karakterizon orët e darkës, favorizon përdorimin e yndyrave për fitim energjie dhe rigjenerim të muskujve gjatë natës. Duke ndjekur këtë mekanizëm, në praktikë, kjo dietë kërkon të stimulojë hormonet që favorizojnë humbjen në peshë.

8. Dieta e biskotave
Në Amerikë kjo dietë, nga doktor Sanford Siegal, po korr shumë sukses dhe është shumë e preferuar nga yjet si Kelly Clarkson e Jennifer Hudson. Konsiston në ngrënien e biskotave të ndryshme përgjatë ditës dhe ngrënien e një vakti me jo më shumë se 1.000 kalori, për shembull pulë të zier me perime. Biskotat për të cilat flitet në dietë janë të veçanta (zëvendësuese të vaktit) përgatitur nga proteina të mishit, qumësht dhe vezë dhe nga aminoacide speciale. Efekti i dobësimit arrihet përmes kalorive të ulëta. Rreziku qëndron në faktin e humbjes së peshës në mënyrë të kënaqshme, por në një kohë shumë të shkurtër dhe me pak qëndrueshmëri”. Por atëherë pse preferohet kaq shumë? Dy janë faktorët e suksesit: mund të hash një vakt të mirë pa gatuar dhe fakti që biskota këshillohet tek të gjitha dietat për dobësim.

 9. Dieta “hënë”
Nuk është gjë tjetër veçse agjërimi. Ideja është të vësh në pushim aparatin tretës, siç këshillon Brad Pilon në librin e tij “ Ha, Ndalo, Ha”, të pushosh së ngrëni të paktën 24 orë të paktën disa herë në javë. Minimumi do të ishte 18 orë, maksimumi 3 ditë, ku metabolizmi “çlodhet” dhe eliminohen produktet negative. Sipas një studimi të Universitetit të Berkeley-it, agjërimi stimulon prodhim të hormoneve që ndihmojnë në djegien e yndyrave me një sërë përfitimesh: rritje të metabolizmit, rënie të masës yndyrore, rënie të presionit të gjakut dhe rregullim të gjendjes së glukozës. Por specialistët vënë në dukje:“ Agjërimi ka efekte negative, për shembull në çrregullim të sinjaleve të urisë dhe ngopjes, me rrezikshmëri të vdekjes nga uria dhe humbjes së kontrollit, veçanërisht në ngrënien e ushqimit”.

 10. Dieta e grupit të gjakut
Bazuar në principet e kësaj diete të shëndetshme dhe efikase, duhet patjetër grupi i gjakut. Sipas specialistëve që e ideuan këtë dietë, personat me grupin e gjakut 0 do të përfitonin të mira nga dieta me shumë proteina, të tipit Aktins. Kush ka grupi A të gjakut duhet të ndjek një dietë me ushqime bimore dhe drithëra, duke limituar përdorimin e mishit. Grupi B preferohet të konsumojnë produkte të qumështit dhe mishit pa yndyrë, duke mënjanuar produktet e konservuara dhe me sheqerna. Grupi AB mund të hajë pak nga të gjithë ushqimet, pa e tepruar me produktet e qumështit. Kjo dietë nuk ka shumë mbështetës pasi paraqitet shumë thjeshtë dhe shumë kufizuese. Dhe nuk është për një kohë të shkurtër, por për gjithë jetën, pasi tregon ushqimet e përshtatshme për çdo grup gjaku.

Dieta qe zgjat vetem tri dite

Dieta e shpejte qe zgjate vetem tri dite eshte njera nder me te popullarizuarat sot ne bote, duke pasur parasysh qe zgjate shume shkurt dhe jep rezultate shume te mira. Kjo diete eshte me kalori te uleta dhe nuk ka asgje shume te çuditshme ne te (disa reaksione kimike te cilat djegin kilograme). Humbja e peshes eshte rezultat i zvogelimit te dukshem te kalorive, ndersa ajo qe humbet eshte nje pjese e vogel e yndyrave, ndersa ne mase te madhe humbet uji i perqendruar dhe mbetur ne pjese te caktuara te trupit. Dhe kjo eshte kjo. Per shkak te futjes se vogel se kalorive rekomandohet praktikimi i kesaj diete vetem per tri dite dhe per kete kohe humbja e pritur e peshes eshte ndermjet 2 dhe 3 kg.


Plani i shujtave sipas diteve

Verejtja hyrese: Ne plan permendet shpesh filxhani dhe per kete duhet te sqarohet kjo. Keshtu qe, filxhani ne fjale eshte ai standard qe perdoret per çaj dhe permban diç me shume se 2.3 dl (apo te jemi me preciz 236.6 cm3).

DITA E PARE

Mengjesi:

- kafe e zeze apo çaj (me pak sheqer)
- 1/2 grejpfrut
- 1 pjese te bukes se thekur
- 1 luge e supes me gjalpe nga kikiriki

Dreka:

- 1/2 filxhan me tune
- 1 pjese te bukes se thekur
- kafe apo çaj (me pak sheqer) apo uje

Darka:

- 100 gr mish pa dhjame (çfare do lloji)
- 1 filxhan me bizele
- 1 filxhan me karota
- 1 filxhan akullore nga vanilja
- 1 molle te madhesise mesatare
- kafe apo çaj (me pak sheqer) apo uje

DITA E DYTE

Mengjesi:

- kafe te zeze apo çaj (me pak sheqer)
- 1 veze te zier
- 1 pjese te bukes thekur
- 1 banane

Dreka:

- 1 filxhan te djathit pa yndyre
- 1 pjese te bukes thekur
- kafe apo çaj (me pak sheqer) apo uje

Darka:

- 2 virshlle
- 1/2 filxhan karota
- 1 filxhan te brokolit
- 1/2 filxhan te akullores nga vanilja
- kafe apo çaj (me pak sheqer) apo uje

DITA E TRETE

Mengjesi:

- kafe te zeze apo çaj (me pak sheqer)
- 1 pjese te djathit (rreth 50 gr)
- 1 pjese te bukes thekur
- 1 molle

Dreka:

-1 veze te zier
- 1 pjese te bukes thekur
- kafe apo çaj (me pak sheqer) apo uje

Darka:

- 1 filxhan tuna
- 1 filxhan me karote
- 1 filxhan lule laker
- 1 filxhan te pemeve sezonale
- 1/2 filxhan te akullores nga vanilja
- kafe apo çaj (me pak sheqer) apo uje

Nderrimet e mundshme per dieten qe zgjat tri dite jane:

- Portokalli ne vend te grejpfrut
- Tuna ne vend te djathit dhe e kunderta
- Jogurt te ftohte ne vend te akullores
- Bizele ne vend te brokolit
- Lulelaker ne vend te brokolit
- Panxhar ne vend te karotes

Perfundimi

Dieta qe zgjate tri dite nuk ben pjese ne grupin e dietave te shendetshme, por nga ana tjeter kjo sjell rezultate te shpejta. Kjo do t’ju ndihmoje qe shpejt te humbini kilogramet e tepert dhe te vishni garderoben e cila deri me dje nuk ju ka bere ose u ka rene ngushte.

Por, rekomandimi per kete diete eshte qe ajo te praktikohet vetem nga njerezit e shendetshem dhe te zgjase aq di

Dieta me rrush: Humbni 3 kilogramë për vetëm 7 ditë

Me këtë dietë nuk do të vuani urie, por pa shumë mund do të mund t’i hiqni kilogramët shtesë, thotë Ana Bins, nutriciste britanike. Mbajtja e dietës nuk është e lehtë dhe nuk kanë sukses të gjithë. Regjimin restriktiv të ushqimit e përcjell uria konstante, si dhe heqja dorë nga ushqimet e preferuara, që njëherësh është edhe shkaku kryesor pse njerëzit nuk ia dalin që ta mposhtin luftën me kilogramët shtesë. Me dietën me rrush, të cilën e ka menduar dr. Ana Bins, nuk do ta ndieni se jeni në dietë dhe pa shumë mund për një javë do të humbni tre kilogramë. Për të pasur sukses në qëllimet tuaja, brenda ditës nuk guxoni të konsumoni më tepër se 1.200 kalori. Pos kësaj, duhet të konsumoni edhe 400 g rrush, që përmbajnë 280 kalori shtesë. Dietën do ta filloni të hënën deri të mërkurën, për të vazhduar përsëri me planin nga fillimi, pra pasi ta keni përfunduar ditën e mërkurë, filloni të enjten me planin e së hënës dhe kështu me radhë.
Çfarë lejohet:
- 400 g rrush në ditë
- vezë, të gjitha llojet e mishit, përfshirë dhe frutat e detit
- perime, sidomos domate, speca, qepë, tranguj, kungulleshka, patëllxhan, lakër, karota, kërpudha…
- pemë, pa përjashtim
- rreth 150 g mjaltë
- vaj ulliri
- ujë, çaj, lëngje pa ëmbëltues kohë pas kohe.
Çfarë është e ndaluar
- të gjitha llojet e sheqerit, fasule, bizele, çokollatë, kripë, majonezë.
Plani i ushqimit
E hënë
Kafjalli: 1 pjesë bukë integrale, dy pjesë gjoks pule, 1 dl qumësht apo jogurt.
Zamra: 200 g rrush të zi.
Dreka: 1 vezë të fërguar, 250 g perime të përziera dhe të fërguara të erëzuara me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.
Zamra: 200 g rrush të bardhë.
Darka: 150 g biftek viçi të pjekur dhe të erëzuar me dy lugë vaj ulliri, 40 g bukë, ndërsa për desert pire nga mollët.
E martë
Kafjalli: 50 g myesli, 2,5 dl jogurt
Zamra: 1 gotë lëng rrushi apo 150 g rrush të bardhë.
Dreka: 100 g mish të bardhë të pjekur, 250 g perime të përziera të erëzuara me një lugë vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.
Zamra: 150 g rrush të zi.
Darka: 120 g biftek me mish peshku në skarë dhe 250 g sallatë me misër dhe karota të erëzuara me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni, 50 g bukë.
E mërkure
Kafjalli: jogurt pemësh.
Zamra: 200 g rrush të bardhë.
Dreka: 100 g makarona me salcë domatesh.
Zamra: sallatë nga mollët, dardhët dhe rrushi.
Darka: 150 g djathë të ri, 250 g perime të përziera me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

Thursday 18 September 2014

10 Ushqimet e shendetshme per detoksifikim trupi

Kur behet fjale per detoksifikim te trupit tone ka shume teknika qe mund ti ndjekesh dhe suplement qe mund te marresh per te kryer detoksifikimin. Por, menyra me e mire eshte qe te hani shume ushqime qe largojne helmin (detoksifikojne) nga trupi juaj. Me poshte ke nje liste me ushqimet e shendetshme per detoksifikimin e trupit e qe pervec tjerash do te ishin nje shtesë e mire ne dieten e secilit.

1. Frutat

Frutat janë shume te pasura me përbërje te lëngshme dhe keshtu i ndihmojnë trupit te shpëlaj materiet toksike. Ato gjithashtu janë shumë të lehta për tu tretur dhe janë të pasura me antioksidant, materie ushqyese, fiber dhe shumë vitamina tjera të rendësishme siq është vitamina C.








2. Ushqimet Jeshile

Kur të jesh gati që bësh detoksifikim te trupit, mbush frigoriferin tuaj me laker jeshile, elb, bar gruri, spiruline, jonxhe dhe perime tjera organike me gjethe te gjelberta. Keto perime do ti dhurojnë traktit digjestiv (tretjes) shtytje klorofili.
Klorofili largon toksina te demshme ambientale nga trupi, metalet e renda, herbicidet, produktet e pastrimit e gjithashtu edhe pesticidet. Perveç tjerash ndihmon edhe melcine ne punën e detoksifikimit.

3. Portokalli dhe limonet

Aftesit çudibërëse te frutave citrik ndihmojne trupin që të shpëlaj dhe nxjerr jashte materiet toksike e gjithashtu edhe te startoje traktin digjestive me procese enzimatike. Ato gjithashtu ndihmojne melcine ne procesin e pastrimi. Per te ngritur detoksifikimin fillo mëngjesin me nje gote uje te ngrohte me limon.
Mos harro, vitamina C eshte njëri ndër vitaminat më të mirat detoksifikuese pasiqë transformon materiet toksike në material digjestiv.

4. Hudhra

Hudhra stimulon melcine qe te prodhoj enzime detoksifikimi qe ndihmojne ne filtrimin (stopimin) e mbetjeve toksike ne sistemin e tretjes. Nese i shtoni hudher te coptuar apo te zier seciles pjate ju do i ndihmoni dietes tuaj per detoksifikim.

 

5. Filizat e Brokolit

Filizat e brokolit janë shume te pasur me antioksidant dhe ndihmojne ne stimulimin e enzimave detoksifikuese ne traktin e tretjes me mire se gjithcka tjeter. Filizat jane ne fakte me efektive se sa i gjithe brokoli ashtu si duket ne foto ne te djathte.

 

 

6. Caji jeshil

I paketuar përplot me antioksidant, caji jeshil jo vetëm që shpëlan dhe nxjerr jashtë toksinat nga sistemi përmes përbëries së saj të lëngshme, por gjithashtu përmban një antioksidant special që quhet kateqins, që njihet për ngritje të funksionit të mëlçisë.

 

 

7. Bizelet

Bizelet janë përdorë nga mjeket Ajuvedic (Ayuvedic) me mijëra vite. Është shumë i lehtë për tu tretur dhe absorbon mbetje toksike ne muret anesore te intestineve (zorra e trashe).

 

 

8. Perimet e Fresketa

Perimet jane me të mira kur hahen ashtu natyrale: Qepet, karrotat, karcofi, shparg, lakera jeshile, laker bruseli, lulelakra, hudhra, rrepa, shafran i indise dhe oregano. Një kombinim e këtyre ushqimeve të shëndetshme do t’i ndihmoje melqis ti largoje materiet toksike gjate procesit te pastrimit (shpelarjes) se brendshme. Keto gjithashtu janë të pasura me sulfur natyral i cili ndihmon melqin qe te detoksifikoj kemikalet e demshme.

9. Farat dhe Kokrrat

Inkorporo në dieten tuaj sa me shumë nga farat dhe kokrrat që treten lehte. Ketu perfshihet fara e lirit, farat e kungullit, bajamet, arrat, farat e susam-it dhe farat e lulediellit. Gjersa kryen detoksifikimin e trupit shmang djathin e bere nga kokrrat si djathin nga kikiriku.

10. Vajerat Omega-3

Perdor vaj ulliri, vaj avokado, vaj liri apo edhe vaj kerpi kur ben detoksifikim. Keto ndihmojne ne lyerjen e mureve te zorreve keshtu duke lejura qe materiet toksike te absorbohen nga vaji dhe te eliminohen nga trupi.
Keto pra ishin disa nga ushqimet e shendetshme qe duhet futur ne diete per te larguar helmet (materiet toksike) nga trupi. Nëse keni edhe ndonje ushqim të shendetshme, urdhero dhe trego përmes komenteve.

6 Menyra si te humbim barkun shpejt

Njëra nga pyetjet që më së shpeshti kemi hasur kohëve të fundit këtu në Dieta-Shqip është se si te humbim barkun apo si te shkrijmë dhjamin e barkut. Dhjami i barkut në fakt është njëri nga më të rrezikshmit – përveç pamjes së keqe që ju dhuron, trashësia e barkut (belit) është indikator i sëmundjeve.
Ne fillojmë të shtojmë peshë rreth belit kur nivelet e kortizolit rriten shpejt. Stresi është njëri nga fajtorët kryesorë i sekrecionit të niveleve të larta të kortizolit. Kur kjo ndodh kortizoli zbërthen muskujt (llojet e indeve që më së efektshmi djeg kaloritë) e gjithashtu edhe ruan yndyrën (dhjami) në rajonin abdominal (bark). Që stresi mund të keqësohet duke bërë keq dietë; studimet tregojnë që stresi i shkaktuar nga dieta mund të rris nivelet e kortizolit, duke bërë që mos të kesh ndryshim në dhjamin e belit edhe kur shkurtojmë konsumin e kalorive. Pra si te humbin barku? Inkorporo këto 6 këshilla dhe ju do jeni rrugës për sheshim të barkut në një kohë të shpejtë!

6 Si Te Humbim Barkun

1. Gjumi

Nëse dëshiron të punosh vonë natën, mendo edhe një herë. Kur bioritmet tua çrregullohen ju përfundoni duke ngrënë më shumë. Kur je i lodhur ju prodhoni më shumë grelin gjë që nxit dëshirën për sheqer dhe ushqime tjera që ju trashin e dhjamosin. Gjumi i pakët gjithashtu mund t’ju ndryshoj prodhimin e hormoneve duke ndikuar në nivelet e kortizolit që shkaktojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës, arsyeja kryesore e trashjes së mjedisit (belit)! Të arrish rreth 7 orë gjumë çdo natë është njëra ndër gjërat më të mira që mund t’i bësh për të arritur qëllimin tuaj për formësim të trupit.

2. Bëj ushtrime shkurt dhe të vrullshme

1000 barkore çdo natë mund t’ju bëj muskujt të fortë të barkut, por me një shtresë të plotë dhjami mbi to ju nuk do arrini rezultatet që dëshironi. Pra, në vend të atyre bëj ushtrime që vënë në lëvizje shumë grupe muskujsh dhe sistemin kardiovaskular tuaj. Provo ushtrimin të quajtur “Plankin” (shiko foton), ku ju do qëndroni në pozitë të njëjtë sikur bëni pompa, duke pushuar parakrahët në dysheme. Provo 3 apo 4 sete të qëndrosh për 30 sekonda çdo herë. Mos rri ulë gjithë ditën, të dalësh e lëvizësh herë pas here gjatë gjithë ditës gjithashtu ndihmon.
ushtrime_plank

3. Sheqeri është armiku juaj

Të luftosh dhjamin e barkut është 80% dietë e shëndetshme. Zvogëlo kaloritë duke ngopur vetën me proteinë, perime, drithëra të plota, dhe duke zëvendësuar veset e këqija të ushqyerit me çka do që gjen me vese të mira. Për shembull, hidh ca kanellë (cinamon) në qullë tërshëre (bollgur) në mëngjes, djegësi është parë në disa studime se stabilizon sheqerin në gjak, e përveç tjerash ngadalëson shpejtësinë që ushqimi del nga lukthi, e kjo ju ndihmon të ndiheni i ngopur më gjatë.

4. Vitamina C

Kur je në stres ekstrem ju lironi (sekretoni) më shumë hormon kortizol. Vitamina C ndihmon në balancimin e ngritjeve të kortizolit që ju ndodhin kur jeni në stres. Përveç të qenit mënyrë e mirë në kundërveprim ndaj ftohjes dhe gripit, Vitamina C gjithashtu është esenciale në bërjen e karnitines, një përzierje që përdoret nga trupi për të shndërruar yndyrën (dhjamin) në lëndë djegëse, e kështu kjo vitaminë është mik i juaj për të shkrirë dhjamin.
Nëse je duke kaluar në një krizë emocionale, stres nga puna, apo ves i keq i të ushqyerit, shto sasinë e vitaminës C – ju ndihmon ti kundërviheni efekteve negative. Ushqimet me vitaminë C janë speci zile, kivi dhe lakër jeshile (kale). Këto dy ushqime kanë më shumë vitamin C se sa Portokalli i famshëm!

5. Konsumo Yndyrë

Dëgjove! Kërkohet yndyrë për të djeg yndyrë. Ashtu si thamë më lartë, është sheqeri që ju trash, jo yndyra. Yndyrat e mira janë ushqimet e pasura me Omega 3, si peshku salmon, avokado dhe arrat. Këto ushqime janë përplot me materie ushqyese që ju ndihmojnë të jeni i ngopur (ngirë) gjatë gjithë ditës.

6 Ngadalëso frymëmarrjen tuaj

Kjo është një metodë shumë e thjeshtë që mund ta përdorësh edhe kur je duke bërë diçka. Kurdo që ndihesh i shtrënguar dhe i tensionuar kontrollo dhe shiko se si po merr frymë. Shumica e njerëzve kur janë nën stres ose alternojnë mes frymëmarrjeve të shkrutra dhe mbajte të frymën ose marrin frymëmarrje të cekëta por të shpeshta e shpejta. Pasi të jesh i vetëdijshëm ndaj frymëmarrjes, me vetëdije relakso barkun dhe ngadalëso frymëmarrjen. Kjo funksionon më së miri nëse ngadalëson frymëqitjen më shumë se frymëmarrjen. Në çdo frymëqitje ju gjithashtu mund ti thoni vetës “ngadalëso”. Kjo është e tëra që duhet ditur – e thjeshtë por shumë efektive!!!

Dieta me grejpfrut

Të hash grejpfrut është ide e mirë, por mund të mos jetë baza e duhur për një dietë të mirëfilltë. Mëso anët pozitive dhe negative që ka Dieta me Grejpfrut.
Dieta me Grejpfrut, që gjithashtu është quajtur Dieta Holliwood-it, gjendet mes nesh që nga 1950. Ka shumë versione të kësaj diete për humbje peshe në mënyrë të shpejt, krejt duke u bazuar në të besuarit se enzimat që gjenden në grejpfrut mund të na ndihmojnë të djegim dhjamin kështu duke ofruar humbje peshe të shpejt. Një pohim tjetër është se dietbërësit mund të humbin deri në 4.5kg (10 pound) brenda 12 ditëve nga Dieta me Grejpfrut.

Dieta Me Grejpfrut: Si Bëhet

Gjatë kësaj diete ju do të hani gjysmë grejpfruti (apo pini një gotë me lëngë grejpfruti të shtrydhur) para mëngjesit, drekës dhe darkës. Dieta me Grejpfrut është planë me pakë karbohidrate dhe e kufizuar në 800 kalori në ditë apo edhe më pak se aq.
Një ditë tipike e Dietes me Grejpfrut mund të përfshij grejpfrut së bashku me:
  • Vezë dhe proshutë për mëngjes
  • Mish lope dhe salad për drekë
  • Mish lope dhe salad për darkë.
Dietbërësit gjithashtu mund të pinë një gotë me lëngë domate apo qumësht të skremuar para se të flenë.
Kafeja dhe çaji lejohen gjatë kësaj diete (Dieta me Grejpfrut). Dhe dietbërësit inkurarjohen të pijnë shumë ujë, të mos hanë mes vakteve (mëngjes deri drek, drek deri në dark), të hanë deri sa të ngopen gjatë secilit vakt, të mos ushtrojnë gjersa në diet për shkak të kalorive të pakta që konsumojnë.

Dieta me Grejpfrut: Anët Pozitive

Profesionist të shëndetit tregojnë se dieta me grejpfrut ka disa anë pozitive.
Grejpfruti vërtet mund të ndihmoj në humbje peshe. Nëse ka diçka speciale në grejfrupt që ndihmon të humbni peshë kjo është akoma e panjohur, por ka disa dëshmi që tregojnë se grejpfruit mund të jetë pjesë e mirë e një plani për humbje peshe. Një studim ka zbuluar se pas 12 javëve ata që konsumonin grejpfrut të freskët me një placebo pilulë para ushqimeve (vakteve) kishin humbur afërsisht 1.6kg (3.5 pounds) që ishte dukshëm më shumë se sa ata që merrnin vetëm placebo pilulën.
Shumë nga ne kemi nevojë të hamë më shumë fruta. “Nuk ka dyshim se grejpfruti është një ushqim i shëndetshëm,” thotë eksperti dietave Andrea Giancoli, zëdhënës i shoqatës Amerikanë Për Dietë. Shumica prej nesh nuk hamë mjaft fruta dhe ushqime bimore, kështu që të shtosh grejpfrut dietës suaj është e arsyeshme kur provon të humbësh peshë.

Dieta Me Grejpfrut: Anët Negativ

Edhe pse grejpfruti mund të ndihmoj të humbësh peshë, Dieta me Grejpfrut si një plan ekstrem i humbes së peshës ndoshta nuk është ideal për arsyet në vijim:
Mbivlerëson vlerën e grejpfrutit. “Dieta me Grejpfrut niset nga ajo që kinse ka diçka magjike në grejpfrut,” thotë Giancoli. Por nëse i shton çfarëdo lloj frute dietës suaj dhe ndjek një plan të ushqyerit me pakë kalori, jo prapë se prapë do të humbni peshë. “Nëse një person hanë më shumë fruta gjatë ditës, portokaj, molla, rrush apo grejpfrut, ata do të konsumojnë më pak kalori dhe njëkohësisht të ndihen të ngopur.” thotë Katherine Tallmadge autore e librit Diet Simple: 192 Mental Tricks, Substitutions, Habits & Inspiration.
Humbja e peshes me gjitha gjasat është e përkohshme. “Nuk do të ndiqja një regjim (plan) që të bënë të ushqehesh në mënyrë të çuditshme,” thotë Tallmadge. “Ndoshta arrin të humbësh 4.5 kg në dy javë, por do ti fitosh ato menjëherë pas dietës.”
Proteinat me shumë yndyrë janë burimi kryesor i energjisë tuaj. Dieta me Grejpfrut ndalon shumë nga ushqimet e shëndetshme dhe lejon ushqimet e pashëndetshme,” thotë Giancoli, i cili gjithashtu shton se mungesa e një strukture te kjo dietë mund të ju bëjë të hani shumë më shumë proshutë dhe mishrave tjera me shumë dhjamë – që disa njerëz përfundojnë duke shtuar peshë në vend se të humbin.

Dieta me Grejpfrut: Ndërveprimet me Medikamente

Ekziston rrezik potencial i ndërveprimit me medikamente kur grejpfruti konsumohet në sasi të mëdha. Të  hash grejpfrut është treguar se rritet rreziku juaj i helmimit nga medikamentet dhe efektet anësore negative të shoqëruara me këto medikamente:
  • Statins
  • Medikamentet anti-aritmike
  • Supresantët e Sistemit të Imunitetit
  • Bllokues të kanaleve të kalciumit
Bisedo me mjekun për të zbuluar nëse je në rrezik të këtyre ndërveprimeve. Një dietë nuk mund të quhet e mirë nëse e vë në rrezik shëndetin tuaj.

Wednesday 17 September 2014

Uje i ngroht me limon – pse duhet ta pish

Mënyra se si e fillon ditën është tejet e rëndësishme. Nëse je nënë, trajner, shkrimtar apo pronar i ndonjë biznesi të madh apo të vogël ose edhe mësues, ajo çka bënë së pari në mëngjes ka rëndësi të madhe.
Sipas filozofisë Ajuverdike, zgjedhjet që bënë rreth rutinës tuaj ditore ose ndërtojnë rezistence ndaj sëmundjeve ose e shkatërrojnë atë.
Ajuverda fton të gjithë që ta nisim ditën duke u fokusuar në rituale të mëngjesit që funksionojnë për të vënë në vijë trupin me ritmet e natyrës dhe forcojmë vet-vlerësimin dhe vet-disiplinën.
Mendja mund t’ju thotë se duhet ta kontrollosh emailin, ta bësh një shetitje me fëmijë, se nuk guxon të vonohesh në punë apo që thjesht nuk ke kohë të kultivosh ritualet e tua të mëngjesit.
Por, nëse mund të gjesh kohë për vetëm një ritual që do të përmirësoj shëndetin, atëherë le të jetë ky…
Fillo ditën me një gotë me ujë të ngrohtë dhe lëng nga një gjysmë limoni. Është aq e thjeshtë saqë dobitë janë shumë të mëdha për ti injoruar.
Vazhdo lexo dobitë shëndetësore që kemi listuar më poshtë.[wp-like-locker]

Uje i Ngrohte Me Limon – Dobitë shëndetësore

1. Forco imunitetin tuaj

Limoni është i pasur me Vitaminë C dhe potas. Të gjithë e dimë se Vitamina C është shumë e mirë për të luftuar ftohjet dhe gripat dhe potasa stimulon funksionet e trurit dhe nervave dhe ndihmon në kontrollimin e presionit të gjakut.

2. Balanco nivelet e pH-s

Në besoni limoni është vërtetë një ushqim tejet alkalin. Po, ata janë acidik në vetvete, por brenda në trupin tonë janë alkaline (acidi citrik nuk krijon aciditet në trup pasi të metabolizohet). Ashtu si ata që ndjekin shëndetin e mirë tregojnë, një trup alkaline vërtetë është çelësi drejt shëndetit të mirë.

3. Ndihmon për humbje peshe

Limonët janë gjithashtu të pasur me fibër pectin, që ndihmojnë për të luftuar dëshirën për të ngrënë (nuk do të thuash më “po më hahet diçka”). Gjithashtu është parë në disa studime që njerëzit që mbajnë një dietë më alkaline humbin peshë më shpejt. Dhe tjetra është se kur e fillon ditën mbarë është më lehtë që të bësh zgjedhjet e duhura më vonë gjatë ditës.

4. Ndihmon tretjen

Uji i ngrohët shërben për të stimuluar traktin gastroinestinal dhe peristalsis – valët e kontraktimeve të muskujve brenda mureve të zorrëve që shërbejnë për të lëvizur gjërat. Limonët dhe limes janë gjithashtu të pasur me vitamina dhe minerale dhe ndihmojnë në lirimin e ama, toksinë në traktin e tretjes.

5. Shërben si diuretik natural

Lëngu i limonit ndihmon në nxjerrjen jashtë të materieve të padëshiruara për shkak se limoni shton urinimin dhe kështu materiet toksike lirohen me një shpejtësi dhe përqindje më të madhe e kështu duke ndihmuar që trakti urinar të jetë i shëndetshëm.

6. Lëkurë të pastër

Vitamina C ndihmon në zvogëlimin e rrudhave dhe shenjave. Uji me limon largon helmet nga gjaku e kjo ndihmon që gjithashtu të kesh lëkurë të pastër.

7. Hidtraton sistemin limfatik

Kjo gotë e mirësisë ndihmon që të filloni ditën i hidratuar, që ndihmon në parandalimin e dehidratimit dhe lodhjes adrenale. Kur trupi dehidrohet, apo thellë dehidrohet (plogështi adrenale) nuk mund ti kryej të gjitha funksionet e tij, e kjo shpien në mbledhje të helmeve (materieve toksike), stres, kapsllëk, e kështu me radhë. Gjëndrat adrenale janë dy gjëndra që ndodhen mbi veshka dhe së bashku me tiroidet tua krijojnë energji. Ato gjithashtu lirojnë hormone të rëndësishme duke përfshirë këtu edhe aldosteronin. Aldosteroni është hormon i liruar nga gjëndrat adrenale që rregullojnë nivelet e ujit dhe koncentrimin e mineraleve si sodiumi në trupin tuaj, kështu duke ju ndihmuar të jeni i hidratuar. Adrenalet janë gjithashtu përgjegjëse për rregullimin e përgjigjes ndaj stresit. Kështu që nuk vërtetë nuk ke pse mos ta marrësh seriozisht gjendjen e thellë dehidratimi.
Me vetëm adoptim të kësaj praktike të pirjes së uje te ngrohtë me limon në mëngjes për vetëm një muaj mundet në mënyrë radikale të ndryshoj përvojën tuaj ditore. Mos u habit nëse fillon ta shikosh mëngjesin në një tjetër këndvështrim.
Ashtu si thamë, receta është fare e thjeshtë – një gotë apo filxhan (jo i vluar) me ujë të ngrohtë dhe lëng nga gjysma e limonit.
Në komentet më poshtë na trego se cila nga këto dobi që përmendëm më sipër do ju shtyn të provoni këtë ritual. Apo nëse veç e përdor këtë ritual, tregona cilat dobi i ke vërejt deri tash?

Tuesday 16 September 2014

Si te dobesohemi shpejt dhe sigurt

A je lodh nga dieta të ndryshme joefektive? Nëse pyet “Si te dobesohemi” atëherë ndiq këto këshilla shëndetësore në vijim.
Të ju kursejmë pak kohë: leri dietat e shpejta. Rezultatet e tyre zakonisht nuk zgjasin e ju keni opsione tjera të shëndetshme të cilat mund t’i fillosh që sot!

Si Te Dobesohemi pra?

Ju sigurt mund ti humbni 1.5kg në javë apo edhe më shumë në shtëpi me një dietë të shëndetshme dhe shumë ushtrime, thotë këshilluesja për humbje peshe Katherine Tallmadge.
Pra, nëse djeg 500 kalori më shumë se sa konsumon çdo ditë për një javë të tërë, ju duhet të shkrini rreth 1 deri 1.5kg.
Nëse dëshiron të humbësh peshë më shpejt atëherë ju duhet të hani më pak dhe të ushtroni më shumë.
Për shembull, nëse gjatë ditës konsumojmë rreth 1050 deri 1200 kalori gjersa ushtrojmë për një orë në ditë, mund të dobesohemi e të  humbim nga [wp-like-locker]1.5 deri 2.3kg që në javën e parë, e bile edhe më shumë nëse peshon më shumë se 113kg. Është me rëndësi që mos të shkurtohet sasia e konsumit të kalorive më shumë se kaq – është e rrezikshme.
Të kufizosh kripën dhe brumërat do të thotë se mund të humbësh peshë më shumë – por kjo peshë e humbur është më shumë lëngje se sa dhjam. Do të thotë humb lëngje e jo dhjamin.
“Kur zvogëlon sasinë e kripës dhe brumërave ju zvogëloni lëngjet, që mund të rezultojë që të humbni deri në 2.3kg të lëngjeve kur të fillosh,” thotë Michael Dansinger drejtues i shout të NBCs “The biggest Loser”.

Dieta Si Te Dobesohemi Shpejt

Dansinger rekomandon të hani një dietë që minimizon brumërat, sheqerat e shtuar, dhe yndyrë të shtazëve nga mishi dhe ushqimet nga qumështi. Për dobësim të shpejt ai rekomandon të përqendrohemi në fruta, perime, të bardhët e ves, produkte të sojës, gjoks pule pa lëkurë, peshk, bylmet pa yndyrë, dhe 95% mish pa dhjam.
Këtu poshtë gjeni këshilla tjera nga Dawn Jackson Blatner autor i librit The Flexitarian Diet:
  • Ha perime që të ndihesh i ngopur
  • Pi shumë ujë
  • Largo ushqimet e këndshme (ëmbëlsirat) nga shtëpia.
  • Merru me diçka – nuk ja vlen të hash pasi që nuk ke gjë tjetër që të bësh dhe mërzitesh (s’të rrihet).
  • Ha vetëm nga pjata dhe ulur në tavolinë ushqimi. Mos u ushqe nga frigoriferi.
  • Mos kapërce ushqimet (vaktet)
Të mbash ditar dhe të shënosh çdo gjë që hanë ju ndihmon të përcjellësh gjendjen dhe të rrish në binar.
Përveç se të shënosh se çka dhe kur e ke ngrënë do ia vlente të shënoje edhe se si ndiheshe mu para se të haje. A ishit nervoz, i/e pikëlluar, apo i/e mërzitur? Ne shpesh përqendrohemi në ushqimet dhe kaloritë që konsumojmë, por emocionet janë pjesë e rëndësishme e veseve tona të ushqyerit.

Si te Dobesohemi – Ushtrimet per Humbje te Shpejt te Peshes.

Është koha pra që të lëvizim më shumë! Për të humbur peshë kërkohet afër 1 orë ushtrime të intensitetit mesatar në ditë, tregon një studim.
Planifiko të bësh kardio dhe ushtrime forcimi.
“Kardio më së shumti djeg kalori kështu që është ideale për humbje të shpejt peshe, por pas kësaj ju duhet të përfshini edhe ca orë në javë me ushtrime për forcim,” thotë Dansinger. Për të djegur sa më shumë dhjam mundohu të djersitesh gjatë ngrohjes dhe vazhdo djersitu për një orë të tërë, thotë Dansinger.
Nëse nuk po ushtroni tash ose ke ndonjë gjendje kronike apo ke shumë peshë për të shkrirë, është e udhës që të këshilloheni me mjekun tuaj paraprakisht. Ata do ju përkrahin dhe përcjellin gjendjen tuaj e sigurojnë se je i gatshëm që të ushtrosh.
Mos e tepro duke provuar të ushtrosh shumë që në fillim, fillo dhe gradualisht shto intensitetin kështu për të shmangur lëndimet.
Një mënyrë e mirë është që të bësh trajnim me intervale është – shpërthim të shpejt të vrapimit me intensitet të lartë i përcjell më pas nga vrapim me intensitet të ulët… pra, shpejt, ngadalë, shpejt, ngadalë. Një ushtrim i tillë me intervale ndihmon që të djegësh më shumë kalori.

Si bëhet ky vrapim me intervale?

Fillo vrapo ne 2 minutat e parë me ritëm normal (jogging), pas dy minutave vrapo me shpejtësinë më të madhe që mundesh për 30 sekonda, pastaj ngadalëso e vrapo ose ec nëse nuk mundesh të vraposh ngadalë për 1 minutë e gjysmë. Përsërite këtë deri 8 herë… 30 sekonda shpejt, 1 minutë e gjysmë ngadalë, 30 sekonda shpejt, një minutë e gjysmë ngadalë. Në fillim nuk do të arrini ta bëni më shumë se 3 apo 4 herë këtë përsëritje por kjo mjafton për fillim. Gradualisht ju do ta shtoni këtë përsëritje nga 3 në 4, nga 4 në 5 e kështu me radhë deri në 8.
Si te Dobesohemi – Dietat
E di se sa tërheqëse është fjala dieta kur përmended, veçanërisht nëse ke shumë peshë që duhet humbur. Dëgjon edhe për ato dieta që yjet e holywood-it kanë bërë dhe tash duken për mrekulli.
Por mos harro, nëse tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, ndoshta edhe është e pavërtetë ashtu si shpesh ndodh.
Gjithashtu kapërce çdo program që synon përdorimin e pilulave të detoksifikimit dhe laksativëve. E vërteta është se të shkurtosh konsumin e kalorive më pak se 1050-1200 në ditë është kontra-produktive, për shkak se ju duhen muskuj të fortë që të ushtrosh në mënyrë efektive.
“Kur konsumon pak kalori ju humbni dhjam por gjithashtu edhe muskuj të dobishëm, që është gjëja më e keqe që mund të bësh pasi që kjo zvogëlon metabolizmin tuaj dhe e bënë më të vështirë të shtosh intensitetin e ushtrimeve dhe qëndrueshmërinë,” thotë Dansinger.
Dieta të tilla dështojnë dhe përveç tjerash ju privojnë nga të ushqyerit e shëndetshëm. Ti nuk do mund të vazhdosh ashtu për shumë gjatë dhe ka gjasa se do rebelohesh dhe përfundosh aty ku ke filluar. Ju meritoni më mirë se kaq!
Kështu pra ashtu si mundesh me të gjitha mundësitë që ke fillo këto këshilla, por të lutem bëje ashtu si duhet kështu që e vë vetën drejt suksesit afatgjatë që të jesh peshë ideale dhe ta mirëmbash atë e jo të kthehesh në gjendjen e më parshme.
Për fund, nëse njihni dikë që ka nevojë të humb peshë të lutem tregoju për këtë dietë dhe tjerat që gjeni në këtë faqe. Pëlqe dhe share në facebook dhe rrjetet tjera sociale dhe dërgoje me email tjerëve

4 Mënyra të rrezikshme për humbje peshe

Shumica prej nesh e dimë që të humbësh peshë në mënyrën e duhur me një proces gradual kërkon përkushtim jetëgjatë ndaj shëndetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerëz shkojnë në ekstremitet për tu dobësuar shumë shpejtë dhe me shumë rrezik. Përderisa dietbërësit ekstrem mund të humbin peshë ata gjithashtu mund të humbin edhe jetën e tyre. Rri larg nga këto katër metodat e rrezikshme për humbje peshe që do ti përmendim më poshtë.
Dëshira dhe presioni për të humbur peshë për shumë femra është aq a madhe sa ato janë të gatshme të komprometojnë shëndetin e tyre gjatë këtij procesi. Dietbërësit ekstrem që përdorin këto katër metoda përveç tjerash do të zbulojnë se nuk ka garanci se do të humbësh peshë. Në fakt, e vetmja garanci është se ata do i komplikojnë gjërat duke lozur me shëndetin e tyre.

1. Diuretikët

Diuretikët, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilaçe që rrisin prodhimin dhe lirimin e urinës. Ato nuk ju bëjnë të humbni peshë por vetëm ujë. Si përgjigje të humbjes të tepërt të ujit nga diuretikët, trupi do të filloj të mbaj ujin prapë pas ca ditëve. Kjo nxit një cikël të ri e të keq të përdorimit të diuretikëve pasi që përdoruesit marrin më shumë pilula për të larguar këtë peshë ujore.
Dehidrimi është pasoja më e zakonshme e përdorimit të diuretikëve. Dehidrimi serioz mund të kthehet në gjendje kërcënuese për jetën tuaj. Gjëja e vetme që përdoruesit humbin me përdorimin e diuretikëve janë lëngjet vitale dhe elektrolitet, të cilat janë të domosdoshme për funksion të mirë të zemrës, veshkave dhe mëlçisë, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku.

2. Laksativët

Laksativët zbrazin zorrën e trash dhe kjo ka shumë pak ndikim në humbje të peshës. Arsyeja është se ushqimet dhe kaloritë që konsumoni veç janë absorbuar në zorrë të vogël në momentin kur laksativët fillojnë punën. Ashtu sikur me diuretikët, i vetmi ndryshim është se ju humbni ujë. Ju bënë të ndiheni më të dobët por eventualisht ju prapë do fitoni ujin e kjo ju bënë të dukeni dhe ndiheni të fryrë e kjo nxit fillimin e përdorimit të laksativëve në një orvatje dëshpëruese për të luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit.
Përdorimi i vazhdueshëm i laksativëve mund të shkaktoj efekte anësore të pakëndshme. Përdoruesit më vonë e shohin se nuk mund të kryejnë nevojën pa përdorimin e laksativëve. Procesi jashtëqitjes dëmtohet përgjithmonë e në raste ekstreme edhe vdekja mund të vijë si pasojë.

3. Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup)

Ata që kanë pak njohuri në mjekësi e dinë se Ipecac Syrup përdoret për të nxitur vjelljen pas helmimit. Gratë që vuajnë nga bulimia e kanë të njohur Ipecac Syrup-in pasi që e përdorin për të nxitur vjelljen. Fatkeqësisht, shumë gra që vuajnë nga bulimia kanë vdekur duke e përdorur këtë shurup rregullisht.
Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, përbërësi i saj aktiv, ndërtohet në inde dhe dobëson zemrën duke shkaktuar rrahje të çrregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymëmarrje, rrahje të shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.

4. Pilulat Dietale

Pilulat dietale janë industri e madhe në SH.B.A dhe vazhdojnë të jenë mënyra më e popullarizuar për humbje peshe. Disa prej tyre përshkruhen nga mjekët e disa tjera mund të blihen pa përshkrim mjeku në shumë barnatore e këto klasifikohen si suplement dietal e jo si pilula dietale.
Pilulat dietale që përshkruhen nga mjeku u jepen personave të trashë sepse janë shumë efektive në nxitjen e humbjes së peshës; përbërësit e tyre janë të fortë sepse ashtu janë të rregulluara dhe merren nën mbikëqyrje mjekësore. Por varësia ndaj atyre pilulave dietale që mund të blihen pa përshkrim mjeku mund të jetë e rrezikshme.
Pilulat dietale vijnë në formë të herbal suplements, ndrydhës të apetitit dhe pilula nga kafeina. Disa janë kombinim i dy apo të triave. Për shembull, Phenylpropanolamine dhe Ephedra janë mjaftë të popullarizuara si ndrydhës të apetitit. Ato stimulojnë sistemin nervor duke prodhuar reaksione të ngjashme me amfetaminën.
Disa efekte të rrezikshme anësore të këtyre pilulave dietale janë: nervoza, presioni i lartë i gjakut, pagjumësia, hiperaktiviteti, lodhja, marramendja, aritmi e zemrës, kokëdhembjet, vjellja, tharje gojës, goditja në tru, sulmi në zemër, shikim i turbulluar, ethe, infeksion të traktit urinar, rënie të flokëve, humbje të dëshirës për seks, mpirje të gjymtyrëve e të tjera.
Edhe vdekja vijë nëse e tepron duk marrë më shumë se sa tolerohet doza e këtyre pilulave dietale.
Ju kërkojmë që urgjentisht të kërkoni ndihmë mjekësore nëse ju apo dikush që njihni ka përdor apo është duke përdor ndonjë lloj të këtyre pilulave për humbje peshe. Nuk ia vlen barra qiranë të komprometosh shëndetin vetëm për të qenë i/e dobët.

Si mund te dobesohemi pa dieta? Provo Melatonin

Po pra, si mund te dobesohemi pa dieta? Sa herë dëshirojmë të humbim peshë gjithmonë mendojmë në dieta, e kësaj radhe do të flasim si te dobesohemi pa dieta, dhe kjo duket se është e mundur me anë të melatonines.

Si Mund Te Dobesohemi me Melatonin dhe Cka eshte Melatonina?

Melatonia është hormon i fuqishëm natyral që njihet për asocimin e saj me ritmet kardiake që promovojnë cikël të shëndetshëm të gjumit. Tash, hulumtuesit nga universiteti Granada raportojnë në Journal of Pineal Research që kanë zbuluar se melatonina ka edhe një dobi tjetër të mirë.
Sipas zbulimeve të tyre melatonina ndihmon në kontrollimin e shtimit jo natyral të peshës pa e zvogëluar sasinë e të ushqyerit. Ky hormon ka treguar se përmirëson profilet e lipideve të gjakut, ulë trigliceridet dhe oksidon LDL kolesterinën e gjithashtu shton HDL kolesterinën e shëndetshme. Melatonina e cila gjendet në mënyrë të natyrshme në disa fruta, sasi të vogla të saj kanë treguar që ofrojnë një mori dobi shëndetësore si gjumë të thellë i cili është kritik në funksionet sistemike riparuese në trup. E mësuat si mund te dobesohemi pa dieta… vazhdo lexo tutje.
Hormoni i Gjumit Tregon Që Parandalon Mosfunksionimin e Lipideve si dhe Semundjet e Zemres
Melatonina është hormon natyral që normalisht lirohet nga gjëndra pineale gjatë natës për të inkurajuar gjumin. Nivelet qarkulluese zvogëlohen gjatë orëve të hershme të mëngjesit në mënyrë që të zgjohemi. Rëndësia e 7 deri 9 orëve gjumë të pushueshëm është e pazëvendësueshme në riparimin qelizor dhe funksioneve mirëmbajtëse që promovojnë shëndet gjallërues. Hulumtimet e fundit demonstrojnë se melatonina ushtron kontroll ndaj funksioneve metabolike që përcaktojnë akumulimin e yndyrës (dhjamit), trashjes dhe lipideve që ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Hulumtuesit kanë ndarë subjektet testuese në tri grupe dhe njërit grup i është dhënë melatonin. Ata kanë zbuluar se grupi të cilit i është dhënë suplement me melatonin dukshëm kishte reduktuar peshën e trupit pa ndryshim në konsumin e kalorive në krahasim me ata të cilët i përkisnin grupit që nuk merrnin suplement melatonin. Përveç tjerash, ata gjithashtu kanë parë se melatonina ndihmonte në uljen e shtypjes sistolike të gjakut dhe ofronte përmirësim të dukshëm ndaj dislipidemis (mosfunksonimit të lipideve) dhe hipertrigliceridemis. Përmirësimet e raportve gjak/lipide dhe ulja e triglicerideve qarkulluese janë kritike në zvogëlomin e rrezikut të përgjithshëm të sëmundjes së zemrës.
Melatonina gjendet në mënyrë të natyrshme në disa Fruta dhe është më e dobishme për të rinjtë
Melatonina gjendet në disa pemë dhe perime si mustardë, boronica të kuqe, bajame, fara te lulediellit, kardamom, kopër, qershi dhe koriandër. Hulumtuesit që kanë publikuar rezultatin e këtij studimi besojnë se kjo është dëshmia e parë që melatonina mund të veproj si agjent kritik hormonal në luftimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe mosfunksionimin e lipideve. Ata gjithashtu kanë vërejtur se efektet mbrojtëse të melatoninës ishin më të shprehura tek të rinjtë në këtë studim kështu duke shtyrë që në moshë të re drejtë intervenimit me anë të dietës apo suplementeve për të arritur dobi shëndetësore në maksimum.
Autorët e këtij studimi në përfundim kanë thënë se “administrimi i melatonines dhe konsumimi i ushqimeve që përmbajnë melatonin mund të jetë mjet i dobishëm në luftë kundër trashjes dhe rreziqeve të lidhura më trashjen.” Përveç ushqimeve me melatonin, shumë nga ata me mendje të orientuar drejt shëndetit të mirë do të dëshironin ta suplementonin me 1 deri 3mg melatonin çdo natë. Merre (pi) 30 minuta para se të shkoni për të fjetur që të bësh gjumë të shëndosh, shmangësh shtim peshe të panevojshëm dhe shmangësh efektet dëmtuese to oksidimit të yndyrave të gjakut që nxisin semundjen e zemres.
Kjo pra është mënyra se si mund te dobesohemi pa dieta. Komento, trego nëse je njëri prej atyreve që bënë gjumë të rehatshëm 7 deri 9 orë rregullisht dhe se ke peshë normale të trupit.

12 Ushqimet e shendetshme me fuqi sheruese

Si pjes e nje diete te shendetshme, ushqimet e plota luajn role te rendesishem duke i ndihmuar trupit tone qe te funksionojne ne menyre optimale. Ka me mijera ushqime te plota me shume vlera ushqyese, por disa prej tyre ne kete liste bejne me shume se sa thjeshte te dhurojne vlerat e tyre ushqyese – ato na ndihmojne te sherohemi. Ne fakt, secili ushqim ne kete list mbart ne vete nje liste te shumte te efekteve sheruese, duke filluar nga luftimi i kancerit gjer te zvogelimi i kolesterines, mbrojtja ndaj semundjes se zemres dhe keshtu me radhe. Ha keto ushqimet e shendetshme dhe fillo te ndjehesh me i shendetshem.

Kivi

Ky frut i vogël, plot me vlera ushqyese është gjitashtu përplot me vitamin C (dyfish sasin e portokallit), ka më shumë fiber se sa mollat, dhe mund bananet si ushqim me më shumë potas (potasium). Perzirja unike e vitaminave dhe mineraleve qe gjenden në kivi ndihmon kunder sëmundjes së zemrës, goditjes, kancerit, dhe sëmundjeve të traktit të frymëmarrjes. Përzirjet natyrale të hollimit të gjakut që gjenden në kivi funksionojnë pa efekte anësore të aspirinës dhe gjithashtu ndihmojnë shëndetin vaskular duke zvogëluar formacionin e mpiksjes spontane të gjakut, zvogëlimit të LDL kolesterinës (kolesterina e keqe), dhe uljes së shtypjes se gjakut. Shumë studime kanë treguar se kivi jo vetëm që zvogëlon stresin oksidativ dhe dëmtimin e ADNs por gjithashtu ndihmon qelizat e dëmtuara që të riparojnë vetveten.

Qershit

Kur flasim për ushqimet me te shendetshme aty kemi edhe qershit. Qershit mburren me nje list te gjate te fuqive sheruese. Qershit jane të pasura me substanca që ndihmojnë kundër inflamacionit dhe kancerit. Sikur kjo të mos mjaftonte, në studimet laboratorike, kuercetini dhe acidi ellagjik, dy përbërës që gjenden në qershi, kanë treguar se zbrapsin dhe ndalojnë rritjen e tumorëve e gjihashtu edhe shkaktojnë qelizat kancerogjene që të bëjnë vetvrasje – pa shkaktuar dëme në qelizat e shëndetshme. Qershit, përveç tjerash, kanë edhe përbërës antiviral dhe antibakterial.

Gujava (Guava)

Gujava është një frut i vogël tropiak që mund të jet i rrumbullakët, oval apo në formë dardhe. Nuk janë edhe aq të zakonshëm kështu që është vështirë të gjenden, varësisht se ku jeton. Por nëse i gjen atëherë ia vlen mundin. Gujava përmbajnë më shumë lisofene, antioksidant që lufon kancerin, se sa cilido frut apo perime tjetër. Guavat përmbajnë lisofene gati për 20 përqind më shumë se domatet. Trupi jonë nuk mund të procesoj shumë nga lisofene që gjenden në domate nëse ato nuk përgaditen. Procesimi ndihmon në thyerjen e mureve e fortave të qelizave. Por, struktura qelizore e këti fruti lejon që antioksidanti të absorbohet pa marr parasysh nëse fruti konsumohet i gatuar apo ashtu si është natyral. E përveç tjerash ky frut ofron vlerat ushqyese pa sodium që i shtohet produkteve të procesuara të domateve. Kështu që nëse i gjen… e din çfar duhet të bësh?

Fasulet

Fasulet janë ushqim mrekullibërës. Ulin kolesterinën, rregullojnë sheqerin në gjakë dhe prodhimin e insulinës, ndihmojnë shëndetin e traktit digjestiv (tretjen) dhe mbrojnë kundër kancerit. Nëse mendon për ushqime me fiber, proteina, dhe antioksidant ju sigurisht menjëherë ju shkon mendja tek mishi, frutat dhe ushqimet e plota, epo mendo më shumë – fasulet ofrojnë që te trijat në një pako. Për këtë edhe fasulet bëjnë pjesë në listën Ushqimet Me Te Shendetshme.


Lakerishtet

Jo vetëm që janë tepër të pasura me materie ushqyese, por gjithashtu është ushqim pa kalori. Kalori për kalori, ofron katër herë kalcium më shumë se sa qumështi 2 përqind. Gram për gram ofron vitamin C sa një portokall dhe hekur më shumë se spinaqi. Është përplot me vitamin A dhe me shumë sasi të Vitaminës K, e gjithashtu ka shumë lloje të antioksidanteve karotenoid dhe fitokemikale mbrojtese.




Spinaqi

Ju veçmë e dini që spinaqi është i mirë për shëndetin tuaj, por a e keni dit se sa është i mirë? Spinaqi mbron nga sëmundjet e syve dhe humbjes së të pamurit, është i mirë për funksionin e trurit, mbron kundër kancerit te prostates, zorreve dhe të gjirit, mbron kundër sëmundes së zemrës, goditjes në tru (pika ne tru), dhe dementis (çmenduris); zvogelon shtypjen e gjakut, është anti-inflamator, dhe është shumë i mirë për shëndetin e eshtrave. Spinaqi ka një mori të materieve ushqyese duke përfshirë këtu sasi të vitamines K, kalcium, vitamin A, vitamin C, folat, magnez dhe hekur.

Qepet

Qepet kanë nam të keq për shkak të efektit të tyre në erë të gojës, por kjo nuk është e vetmja pjes e trupi ky qepa ka efekt. Qepet përmbajnë enzime të fuqishme që lufojnë kancerin; konsumimi i qepes ka treguar të ndihmoj në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të prostates dhe ezofagut e gjithashtu është i lidhur me zvogëlimin e vdekshmërisë nga sëmundja koronare e zemrës. Hulumtimet sugjerojnë se qepa gjithashtu ndihmon duke mbrojtur stomakun nga kanceri. Qepët përmbajnë sulfide që ndihmojnë në zvogëlimin e shtypjes së gjakut dhe kolesterines (kolesterolit), e gjithashtu përmbajnë edhe peptide që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit të eshtrave duke stopuar humbjen e kalciumit dhe mineraleve tjera të eshtrave.

Karrotat

Karotat janë burim shumë i mirë i antioksidanteve potent të njohur si karotenoid. Dietat që kanë shumë karotenoid janë lidhur me zvogëlimin e rrezikut të kancerit të gjirit postmenstrual e gjithashtu edhe kancerit të fshikezes se urines, zverkut, prostates, zorres, laringut dhe ezofagut.

Në anën tjetër dietat me pak karotenoid janë asociur me sëmundje kronike duke përfshirë këtu sëmundjen e zemrës dhe kancer të ndryshëm. Hulumtimet sugjerojnë që vetëm një karote në ditë do të zvogëlonte përgjysmë rrezikun e kancerit të mushkërive. Karotat gjithashtu mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit të veshkave dhe vezoreve. Përveç që lufton kancerin, materiet ushqyese në karrota ndalojnë sëmundjet kardiovaskulare, stimulojnë sistemin imunitar, ndihmojnë shëndetin e zorrëve dhe përkrah shëndetin e veshëve dhe syve.

Lakera

Lakera është një shtëpi përplot me vitamin K dhe C. Vetëm një grusht me laker ofron 91 përqind të sasis së rekomandur të vitaminë K, 50 përqind të vtaminës C, sasi të mirë të fibrës, dhe një mori të mira tjera si magnez, vitamin B6, folate e kështu me radhë. Dhe të gjitha këto të mira i keni së bashku me jo më shumë se 33 kalori. Kalori për kalori lakera ofron 11 përqind më shumë vitamina C se sa portokallet.


Brokoli

Vështirë se mund të gjesh ndonjë ushqim tjetër me kaq shumë përbërës natyral që ndihmojnë shëndetin ashtu si brokoli. Një grusht (filgjan) me brokoli të ziera ofron 200 përqind të vitaminës C të rekomanduar (prap më shumë se portokalli), gati ka po aq vitamin K, dhe rreth përgjysmë të sasis së rekomanduar ditore të Vitamines A, së bashku me folate, fiber, sulfur, hekur, vitamina B dhe një mori materiesh tjera ushqyese. Kalori për kalori brokoli përmbanë gati dy herë më shumë sasi të proteinave se sa bifteku – e shumë më shumë fitonutrient mbrojtës. Po kërkon ushqimet më të shëndetshme, ja ku ke brokoli!

Lakera Jeshile (para)

Lakera Jeshile është tejet ushqyese, ka antioksidant të fuqishëm dhe është anti-inflamatore. Një filgjan me laker jeshile te ziera përmbajnë 1328 përqind të sasis së rekomandar ditore të vitaminës K (edhe 1228% më shumë!), 192 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A, dhe deri 90 përqind të vitaminës C. E përveç tjerash është gjithashtu edhe burim i mirë i kalciumit dhe hekurit.




Luleradhiqet (Pipirit)

Po i njëjti bar i cili është i njohur për prishjen e oborrit të shtëpive ka gjithashtu histori të gjatë të përdorimit si bar shërues në kultura të ndryshme rreth globit. Një filgjan me flet të luleradhiqeve ofron 535 përqind të sasisë së rekomanduar të vitaminës K dhe 112 përqind të sasis së rekomanduar të vitaminës A. Fletët e Luleradhiqeve, apo pipirit ashtu si i quajmë ne në Kosovë, janë gjithashtu burim i mirë i vitaminës C, kalciumit, hekurit, fibres dhe potases. Nga të gjitha ushqimet është nga më të pasurit me vitamin A, në mesin e jeshileve (perimeve jeshile) është burimi më i mirë me beta-karotene. Nëse deri më tani nuk e keni ditur që konsumohen, tash kur e din që është nga ushqimet e shendetshme shëruese, a do të ndryshosh, a do fillosh ta konsumosh?
Keto jane pra ushqimet e shendetshme qe duhet ti beni pjese te dietes suaj. A ke ndonje tjeter qe do te deshiroje ta shtoje ne kete list te ushqimeve te shendetshme?



Si te shtojme peshe ne menyre te shendetshme

Edi që ka shumë edhe prej atyre që nuk bëjnë më pyetje “si te humbim peshe” por ka ca prej jush që shpesh pyesni si te shtojme peshe. Nuk po flas për ndonjë mënyrë të keqe se si të shtosh peshë duke shtuar edhe dhjam por për një mënyrë të shëndetshme. Kjo do të thotë se në vend se të mbushesh me ëmbëlsira të ndryshme ju do t’i shërbeni vetës ushqime që ju ndihmojnë të shtoni muskuj dhe mas trupore. Si bëhet? Përmes këtyre këshillave:

Si Te Shtojme Peshe

  • Ha tre vakte në ditë. Po, kjo do të thotë se duhet të zgjohesh në mëngjes çdo herë për të ngrënë mëngjesin, që nuk guxon të anashkalosh drekën dhe se darka duhet të përgatitet gjithashtu.
  • Ha tre meze të lehta çdo ditë. Në mënyrë që të shtoni peshë ju duhet që ta furnizoni trupin me ushqim rregullisht. Dhe mënyra më e lehtë është që të përgatitni një orar të ushqyerit që ka 3 vakte kryesore dhe 3 vakte meze e lehtë. Cakto vetës detyrë që të hash çdo 2 orë e gjysmë apo çdo 3 orë.
  • Mos pi pije pa kalori. Këtu përfshihet kokakola, kafeja dhe çaji. Po kërkon kalori apo jo? Gjej dhe ble qumësht pa yndyrë ose me 1 përqind yndyrë. Ju do të dëshironit kalori të shëndetshme e jo yndyrë për këtë zgjedh qumësht 1% dhe shmang atë me sasi të lartë yndyre. Pi lëng frutash 100 dhe ujë.
  • Zgjedh ushqime me shumë kalori. Kjo do të thotë patate, misër dhe fasule në vend të selinos dhe karotave. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hash selino dhe karrot por më rrallë. Dhe në vend se të pish lëng molle apo lëng portokalli gjej lëng bananeje dhe lëng boronice. Merre shprehi të lexosh etiketat e ushqimeve dhe kështu zgjedh ushqime që janë me sasi më të lartë të kalorive.
  • Zgjero vaktet e ushqimeve. Me këtë dua të them se secili vakt duhet të përfshijnë ndonjë ushqim si patate, oriz, pasta, bukë dhe drithëra, fruta dhe perime. Si dhe ushqime me proteina si pula, mishi kuq, peshk, gjalp kikiriku, bishtajore, vezë dhe djathë. Për të shtuar sasi të mjaftueshme të yndyrës por jo për të tepruar shto edhe nja dy apo tri lugë margarinë.
  • Ushtro. Ushtrimet e rregullta dhe aktiviteti ndihmon trupin tuaj që të shtoj muskuj dhe jo dhjam të padëshiruar. Një aktivitet fizik prej 30 minutave në ditë mjafton që të vej sistemin tuaj në lëvizje dhe gjithashtu nuk është i tepërt që të djeg shumë kalori. Nëse je më aktiv se kaq atëherë ju duhet të shtoni sasinë e kalorive. Dhe në fund…
  • Bëj gjumë të mjaftueshëm. Kjo është njëra nga mënyrat ndoshta me të lehta por që më së shumti anashkalohet. Fli së paku 8 orë në ditë. Trupit i duhen që të funksionoj në mënyrën e duhur.
  • Sa do të shtosh me anë të këtyre këshillave “si të shtoj peshë” varet nga njëri në tjetrin sepse secili reagon në mënyra të ndryshme dhe kështu varet se sa peshë do të shtoni. Por nëse hani mirë, ushtroni paksa mund të arrish të shtosh nga 5 deri 8 kilogram përbrenda 6 deri 8 javëve. E di që duket kohë e gjatë por më mirë ngadalë. Kush ka patur këtë problem dhe e ka kaluar mund të tregoni këshillat e juaja dhe të  na tregoni se si keni arritur të shtoni peshë?

Dieta me molla – dieta me 3 molla ne dite

Dieta me molla ose ndryshe si e quajnë dieta me tri molla në ditë (3 apple a day diet) është krijuar nga Tammi Flynn, instruktor trajnues grupor në Gold’s Gym në Washington. Flynn ka zbuluar se kur njëri nga klientët e saj hante një mollë gjithmonë para ushqimit pa ndryshuar asgjë tjetër, ajo ishte në gjendje të humbte peshë më shumë se zakonisht. Flynn me pas ka eksperimentuar me këtë qasje (një mollë para ushqimit) ndaj klientëve tjerë të saj dhe ka parë rezultate të pabesueshme, humbje peshe mesatarisht 8 kilogram për 12 javë.

Dieta Me Molla – Bazat

Plani i dietës me 3 molla në ditë ka të bëjë me ngrënien e një molle para secilit vakt të ushqimit. Ideja qëndron në atë se fibra që gjendet në mollë të bën të ndihesh i ngopur dhe shuan apo kënaq dëshirën për të ngrënë më shumë.
Përveç ngrënies së mollave ata që bëjnë këtë dietë gjithashtu ndjekin një plan ushqimi që është mjaft i ngjashëm me South Beach Diet (Dieta e plazhit jugor) me sasi relativisht të vogël të marrjes së karbohidrateve dhe zvogëlimit të ndyrave të ngopura. Sheqerkat e rafinuara duhet të eliminohen krejtësisht (ëmbëlsirat e zakonshme) përderisa në anën tjetër rekomandohen karbohidratet me indeks të ulët të gliceminës.
Ata që bëjnë këtë dietë këshillohen që të konsumojnë 4-5 vakte ushqimi të vogla në ditë, që duhet të jenë kryesisht nga ushqime të shëndetshme që janë me pak yndyra. Secili vakt gjithashtu rekomandohet të përmbajë edhe proteinë për shkak kjo ka treguar të zvogëloj apetitin dhe përmirësoj humbjen e peshës.
Përveç ngrënie së tri mollëve në ditë ata që mbajnë këtë dietë gjithashtu këshillohen të konsumojnë edhe gjashtë servime me fruta dhe perime tjera. Kjo mundëson që të zvogëloni sasinë e marrjes së kalorive pa përjetuar urinë.

Ushqimet që Rekomandohen

Molla, djathë me pak yndyrë, jogurt me pak yndyrë, vezë, gjoks pule, gjel deti, mish lope pa dhjam, peshk salmon, oriz (jo të bardh), brokoli dhe lakër.

Dieta me molla – shembull

Mëngjesi
Mollë
Omlet me djath
1 filxhan me qull tërshëre[wp-like-locker]
Meze e lehtë e mëngjesit
Gjysmë enë me djath
Gjysmë enë me jogurt pa yndyrë
Dreka
Mollë
2 filxhan me brokoli të avulluar
gjysmë filxhani oriz të kaftë
Meze e lehtë e drekës
Ndonjë pemë tjetër ose sallatë
Darka
Mollë
Salmon të pjekur në skarë
Sallat të gjelbër

Ushtrimet Rekomandohen

Rekomandohet një kombinimi i ushtrimeve kardiovaskulare dhe peshëngritjes. Libri përfshinë një program 12 javor të ushtrimeve për fillestarë.

Përparësitë

  • Me ngrënien e një molle para secilit vakt ushqimi ju keni ndjesinë e ngopjes dhe zvogëlim të tendencë për të ngrënë më shumë se që duhet.
  • Mollat përmbajnë fibër që ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës.
  • Mollat përmbajnë falvonoid që ndihmon në parandalimin e sëmundjes së zemrës, goditjes në tru dhe disa kancereve.
  • Ushqimet balancohen me kombinim të proteinës, karbohidrateve komplekse, frutave dhe perimeve.
  • Sasia e lartë e të ushqyerit me proteina zvogëlon apetitin dhe mirëmban masën e muskujve përderisa mbani dietën.
  • Inkurajon të ushqyerit me fruta dhe perime të freskëta.
  • Është e lehtë për tu ndjekur. Nuk ka njehsime apo matje, dhe
  • Inkurajon ushtrimet.

Dobësitë

  • Ushqimet mund të mos ju eksitojnë dhe mund të ndodhë që dieta të të bëhet bajat.
  • Mund të mërziteni duke ngrënë çdo herë nga një mollë para secilit vakt ushqimi.
  • Eliminon shumë ushqime dhe nuk lejon mundësinë që të përfshini ushqimet favorit herë pas here.
  • Mund të jetë e vështirë për ata të cilët janë vegjetarian e kësi nuk kemi shumë ne mesin e shqiptarëve.

Në fundë….

Kombinimi i ngrënies së një molle para secilit vakt ushqimi dhe plani i rekomanduar i ushqimeve mund të zvogëloj apetitin dhe kështu ka gjasa të rezultojë në humbje të peshës për shumë ata të cilët mbajnë këtë dietë. Mollët janë gjithashtu burim i mirë i fibrës që ka një mori dobish shëndetësore.
Disa prej tyre që mbajnë këtë dietë (3 apple a day diet) pas pak mund të mërziten duke ngrënë 3 molla në ditë. Përveç tjerash edhe plani i ushqimit nuk lejon që të mashtroni dhe kështu mund ta bëjë këtë plan të vështirë për disa që ta inkorporojnë këtë si mënyrë të të jetuarit (stil jete).

Qumeshti i Paperpunuar vs Qumeshti i Pasterizuar

A është e vërtetë se po mbrohemi nga pasterizimi i qumeshti apo e gjitha kjo është një mashtrim. Si e kanë bërë këtë? Këtë kanë arritur ta bëjnë vërtetë duke shkatërruar tërë qumështin e papërpunuar me anë të pasterizimit!. Interesant apo? Pasterizimi gjithashtu shton jetëgjatësinë, me fjalë tjera, afatin e qumështit kështu duke e bërë më të lehtë për tregun masiv dhe në të njëjtën kohë duke rritur maksimalisht fitimet e industrisë së qumështit. Qumeshti i vërtetë vije nga lopët apo dhitë që hanë barë në kullota pa kimikale. Përveç që ka shije më të mirë, qumeshti i papërpunuar është ushqim jetëdhënës. Por, temperaturat ekstreme që përdoren për të pasterizuar “vluar” qumështin në të vërtetë mundet që ta shndërrojnë atë në jetë-marrës. Pasterizimi shkatërron gati të gjitha vlerat ushqyese të qumeshti. Qumeshti që sot gati të gjithë pimë është larg nga e mira dhe bile sipas disa studimeve nuk është i përshtatshëm për tu pir nga njerëzit. Pasterizimi gjithashtu shkatërron edhe bakteret e dobishme që gjinden në qumësht. Vret enzimat e natyrshme dhe shkatërron ndërtimin kimik të kalciumit në qumësht të papërpunuar. Kalciumi është vital për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve. Pasterizimi është implikuar në gjithçka duke filluar alergjitë, sëmundja e zemrës e deri te kanceri. E kështu pra produkti final pas pasterizimit nuk është i natyrshëm dhe i gjallë por i shkatërruar dhe i vdekur.

Qumeshti i Papërpunuar: Pse Gjithë Kjo Zhurmë?

Zhurma që bëhet rreth qumështit të papërpunuar ka të bëj me patogjenë  (sëmundjeshkaktuesit) – organizma që mund të shkaktojnë sëmundje si Salmonella. Por nëse qumeshti bartë apo nuk bartë këta patogjenë krejtësisht varet në atë se si prodhohet, si ushqehen kafshet, dhe kujdesi që bëhet për të mbajtur qumështin e pastër gjatë prodhimit. Qumështi i pasterizuar që kemi sot vije nga lopët e grumbulluara në kafaz dhe të mbushura me hormone sintetike dhe antibiotik. Homongjenizimi qëllimisht shkatërron mazen e qumështit të papërpunuar në përpjekje për të ndarë dhe fshehur mazën nga konsumatori. Studime Evropiane tregojnë se kjo është e rrezikshme dhe mund të jetë shkaktar i sëmundjes së zemrës. Natyrisht se kjo kundërshtohet dhe përmes reklamave të ndryshme provohet të frikohet konsumatori se qumeshti i lopës i papërpunuar është i rrezikshëm. Por fakti qëndron ndryshe… është qumështi i pasterizuar që është shumë jo natyral dhe i rrezikshëm! Shumë mjek besojnë se shëndeti i vërtetë fillon në zorrë të trashë. Se besoj se ke dëgjuar këtë më parë por ja që kështu është… dhe qumeshti i lopes apo, edhe më mirë, qumeshti i dhise i papërpunuar përmban sheqer të qumështit “laktozë” në formën e sajë më të pastër të mundshme, e laktoza ndihmon në tretje dhe eliminim. Si i tillë qumeshti i papërpunuar dhe organik është i vetmi ushqim që përmban atë (laktozë) në formën e përdorshme!

Dobitë Natyrale të Qumështit Të Papërpunuar

Ja disa nga dobitë natyrale të qumështit organik të papërpunuar
  • Qumeshti i papërpunuar është ushqim i plot, i mbushur me minerale, vitamina dhe proteina. Qumeshti i paperpunuar përmban një mori minerale duke filluar nga kalciumi dhe fosfori e deri tek elemente te ndryshme. Pasterizimi i shkatërron të gjitha.
  • Qumeshti i papërpunuar ka 20 nga aminoacidet standarde.
  • Deri në 80% të proteinave në qumështin e papërpunuar janë të lehta për tu tretur – dhe ca prej tyre janë antitrupa komplekse.
  • Qumeshti i papërpunuar ka kalcium me bollëk – kalciumi është i njohur për dobitë e tij për dhëmbët, eshtrat etj.
  • Gjithashtu është i mbushur me enzime që kanë një mori funksionesh të dobishme.
  • Qumeshti i papërpunuar është i gjallë me baktere të dobishme që ndihmojnë tretjen dhe mbrojnë kundër organizmave që bartin sëmundje.

Vështrim Historik i Qumështit Të Papërpunuar

Njerëzimi ka pirë qumësht të papërpunuar moti kohe para se të fillonte pasterizimi i tij. Shkurt këtu e keni një vështrim rreth historisë së qumështit të papërpunuar dhe asaj se si është përdor për shumë gjenerata para nesh.
  • Shkrimet më të lashta tregojnë se njeriu ka çmuar qumështin tej mase, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për qumështin e lopës por gjithashtu edhe për qumështin e dhisë, devesë, pelave e bile edhe qumësht drnushe! E sigurisht që ka qenë i llojit jo të pasterizuar, i papërpunuar dhe organik. Çobanët në Azi kanë madhëruar qumështin shumë kohë para se të lavdërohet në Bibël “toka me qumësht dhe mjaltë.”
  • Shumica e njerëzve nuk e dinë se qumështi organik i papërpunuar vërtetë është përdorë si ilaç (medikament) në vitet e hershme të 1920. Fondacioni Mayo ka përdor një dietë me qumësht të papërpunuar si ilaç për diabet, zemër, sëmundje të veshkave, trashje dhe lodhjen kronike.
  • Që nga koha e Hipokratit deri pak pas luftës së dytë botërore ky ushqim i mrekullueshëm ka ushqyer dhe shëruar miliona njerëz. Sot në Gjermani terapia me qumësht të papërpunuar ofrohet në shumë spitale.
  • Studimet tregojnë se qumështi i papërpunuar është shumë efikas në parandalimin e skorbutit (sëmundje që rezulton nga mungesa e vitaminës C) dhe mbron kundër gripit, difterisë dhe pneumonisë. Qumështi i papërpunuar parandalon prishjen e dhëmbëve, e bile edhe tek fëmijët që hanë shumë sheqer.
  • Bullgarët dhe Rusët dinë mirë rreth shëndetit të mirë dhe jetës së gjatë dhe ata janë konsumuesit më të mëdhenj të qumështit të papërpunuar dhe produkteve të qumështit… të mos e përmendim fare faktin se ata hanë shumë pak mish!

Si Të Gjeni Qumësht Të Papërpunuar

Popullata po vetëdijesohet ditë e më shumë për dobitë shëndetësore të qumeshtit të papërpunuar e kështu edhe kërkesa për qumësht të papërpunuar dhe produkte të ati qumështi do të rritet. Shumica e atyre që jetojnë nëpër fshatra kanë lopë ose dhi dhe shumë mirë për ta sepse ata kanë qumështin e duhur. Juve që jetoni nëpër qytete mos u brengosni se sigurisht se keni ndonjë të afërm që jeton në fshat dhe ka kafshë shtëpiake… vizito të afërmit dhe bëj marrëveshje për blerje qumështi. Në ndërkohë lexo këshillën e njërit nga pionierët e lëvizjes për shëndet natyral në Amerikë, Dr. Paavo Airola.
Dr. Paavo Airola ka shkruar këtë në vitin 1971: “Nëse nuk mund të gjesh qumësht të kualitetit të lartë, organik të papërpunuar dhe papasterizuar, të garantuar që është nga kafshët e rritura dhe ushqyera 100% në mënyrë natyrale dhe pa aditiv kimikë si barna, detergjent dhe mbetje nga herbicidet dhe insekticidet, atëherë më mirë për ty të largosh qumështin dhe produktet e qumështit krejtësisht nga dieta juaj.” (¹).
Këto janë arsyet pse qumeshti i papërpunuar është shumë më i mirë dhe më i dobishëm për shëndetin se sa qumeshti i përpunuar. Urdhëro shpërndaj artikullin dhe tregoj miçve për të mirat shëndetësore që qumeshti i papërpunuar sjell shëndetit tuaj.